U HAPËN “MBRËMJET E TË DREJTAVE TË GRAVE” 24.3.2017

Dje në mbrëmje /06.03.2017,e hënë/ në Qendrën kulturore rinore, me shfaqjen e "Dashurisë siberiane" u hapën "Mbrëmjet e të drejtave të grave", të cilat mbahen  për herë të tetë.

Edicionin e sivjetmë të këtij manifestimi e shpalli të hapur kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

- Në Mbrëmjet e të drejtave të grave shfaqen filma dokumentarë nga produkcioni më ri  rajonal dhe botëror në tema të ndryshme që lidhen me çështjet gjinore dhe të njëjtat janë përcjellë me debate të frymëzuar nga filmat. Në mënyrë plotësuese programi është pasuruar me një ekspozitë ndërkombëtare të pikturave të titulluar "Super heroinat", punëtori komike, fotografi, rrëfime dhe teatër forum. Kjo sigurisht është ngjarje që na ofron mundësinë që ta ndjejmë kuptimin e vërtetë të kësaj feste, ofron mundësi për të menduar në mënyrë më komplekse, të ndryshëm nga të menduarit e mëparshëm. Është ngjarje kulturore që përfshin artin, nxit çështje të ndryshme dhe kreativitet dhe është  mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet. Puna jonë në të ardhmen do të synojë krijimin e një qyteti si mjedis për të jetuar dhe punuar, ku burrat dhe gratë do të kenë mundësi të barabarta për arritje personale, profesionale, private, intime, potencial shpirtëror dhe kulturor. Pjesëmarrja e barabartë e grave dhe burrave në familje edhe në jetën e punës së bashku me pjesëmarrjen e barabartë të burrave dhe grave në vendimmarrje konsiderojmë se janë parakusht dhe bazë për zhvillimin e një qyteti modern - tha kryetari Trajanovski.

Pas shfaqjes së filmit "Dashuria siberiane" të pranishmëve iu drejtua regjisorja e filmit, Olga Delane, dhe më pas diskutoi për rëndësinë e filmit dhe frymëzimin e saj për të bërë këtë film.

Programin e plotë për edicionin e tetë të Mbrëmjeve për të drejtat e grave mund ta gjeni në web linkun e mëposhtëm.

Mbrëmjet e të drejtave të grave (MDG) është ngjarje e cila organizohet tradicionalisht nga  viti 2010. Kjo ngjarje çdo vit mbahet në Shkup në vende të ndryshme si QKR, Kinotekën e Maqedonisë, Kinemaja e Qytetit Milenium, Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe në lokacione tjera.

Ngjarja “Mbrëmjet e të drejtave të grave" është rezultat i bashkëpunimit mes Qytetit të Shkupit, UN Women, Instituti për studime gjinore në Fakultetin e filozofisë "Kirili dhe Metodij" dhe "Univerziteti për artet audio-vizuale - Esra", Shkup. Këtë vit ngjarja është organizuar nga Qendra për hulumtim dhe krijim të Politikave - QHKP Shkup.