SHNDËRRIMI I MBETURINAVE TË USHQIMIT TË PAPËRDORUR NË BIOMETAN PËRMES RRJETIT LOKAL TË STACIONEVE 21.3.2017

NË BE-çdo vit mblIdhen rreth 90 milion ton mbeturina të ushqimit, ose rreth 180 kg për person. Edhe pse mbeturinat e ushqimit mund të përdoren për të prodhuar biogaz, i cili është burim të ripërtëritshëm i energjisë, ende 40% e mbetjeve bio në BE përfundon në deponi, dhe në disa vende pothuajse tërësisht përfundon aty. Është vlerësuar se rreth një e treta e objektivave evropiane për energjinë e rinovueshme në transport do të mund të realizohej duke përdorur biogazin e prodhuar nga mbetjet bio dhe rreth 2% të energjisë së përgjithshme të ripërtrishme mund të realizohet nëse të gjitha mbeturinat shndërrohen në energji.

Në kuadër të projektit, partner i të cilit është edhe Qyteti i Shkupit, më datë 22.02.2017, përfaqësuesit e ekipit të projektit e vizituan SHMQSH Lazar Tanev, ku bënë prezantim mbi temën "Ushqimi si resurs" dhe u informuan nxënësit dhe mësimdhënësit për mbeturinat e ushqimit dhe përfitimet e mundshme të menaxhimit të duhur. Në takim, nxënësit dhe mësimdhënësit treguan interes të madh dhe e mbështetën idenë që në të ardhmen t'i kushtohet  më shumë vëmendje edukimit dhe ngritjes së vetëdijes tek qytetarët në këtë fushë. Në këtë vizitë u prezantuam dhe u shpërndanë materiale informuese që përdoren për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe përhapjen e rezultateve të projektit.

 

Më 23.02.2017, në Hotelin Meriot në Shkup, grupi punues  i përbërë nga përfaqësues të palëve të interesuara mori pjesë në ngjarjen "Prezantimi i praktikave të mira dhe rrëfime të  suksesshme  në menaxhimin me bio-mbeturinat." Përfaqësuesit e palëve të interesuara patën mundësi të njihen me standardin e lartë të menaxhimit me bio-mbeturinat të cilin e zbaton hoteli Meriot në Shkup, i cili është realizuar në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e Maqedonisë. Vizita hapi diskutimin që do të kontribuojë që më mirë të kuptohet nevoja për përdorimin e standardeve të menaxhimit me mbeturinat dhe gjithashtu u diskutua për përmirësimin e regullativës ekzistuese dhe përshtatjen e saj me atë evropiane.

 

Më shumë informata për projektin mund të gjenden në faqen e internetit  www.bin2grid.eu