U PREZANTUA NJËSIA SHKOLLORE E KOMUNIKACIONIT RRUGOR E SHMQSH”BORO PETRUSHEVSKI” 11.4.2017

Me qëllim të rritjes sigurisë në trafikun rrugor, sot /02.03.2017, e enjte/ u prezantua  njësia e trafikut shkollor në kuadër të SHMQSH "Boro Petrushevski".

Bëhet fjalë për njësinë shkollore të komunikacionit rrugor që u formua në kuadër të projektit të Këshillit të sigurisë së komunikacionit në rrugët në qytetin e Shkupit.

Në prezantimin e njësisë shkollore të trafikut rrugor morën pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Këshillit republikan për sigurinë në komunikacion, Stojçe Stamenkovski, drejtoresha e SHMQSH "Boro Petrushevski" Sonja Ristovska, dhe përfaqësues të Ministrisë së punëve të brendshme.

-Kjo njësi është formuar me rekomandim të Këshillit për siguri në komunikacion në qytetin e Shkupit dhe qëllimi i tyre është për të rritur sigurinë e trafikut rrugor në Shkup. Në njësinë e trafikut shkollor janë anëtar 20 nxënës nga viti i dytë, i tretë dhe i katërt dhe ata i  plotësojnë kushtet e përcaktuara me Rregulloren për organizimin, trajnimin dhe mënyrën e funksionimit të njësive shkollore. Anëtarët e kësaj njësie në të ardhmen do të punojnë në terren së bashku me përfaqësues të Ministrisë së punëve të brendshme, ku do të punojnë në ngritjen e vetëdijes publike dhe vetëdijen për përgjegjësi për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe të njëjtit do t’i paralajmërojnë dhe edukojnë përderisa i shkelin rregullat e trafikut. Anëtarët e njësisë së trafikut shkollor në kuadër të SHMSHQ "Boro Petrushevski" kanë kaluar trajnime teorike dhe praktike, që është e organizuar në 36 orë mësimore, ku nxënësit janë edukuar për më shumë fusha nga sfera e komunikacionit, si për shenjat e komunikacionit dhe shenjat tjera në rrugë, rregullat e trafikut rrugor, dokumentet për leje të vozitjes, regjistrimin e automjeteve, marrëdhëniet humane ne mes të pjesëmarrësve në komunikacion dhe të ngjajshme. Pas trajnimit të gjithë anëtarët e kësaj njësie kanë marë  marrë certifikata përkatëse - tha kryetari Trajanovski.

Kryetari i Këshillit republikan për sigurinë në komunikacion, Stojçe Stamenkovski, tha se krijimi i kësaj njësie do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për rreziqet që mund të shkaktohen nga lëvizja e papërshtashme dhe nga mos respektimi i rregullave, e me këtë edhe në sigurinë e përgjithshme të trafikut.

- Sipas shembullit të shumë kryeqytetet evropiane, dhe në pajtim me Ligjin për sigurinë e trafikut në rrugë, Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme dhe Këshillit republikan për sigurinë e trafikut, po e promovojmë këtë njësi të trafikut. Për ne është e rëndësishme të theksojmë dy aspektet dhe përfitimet që dalin nga promovimi kësaj  njësie. Aspekti i parë është aspekti i komunikacionit, ku hyn zvogëlimi i bllokimit të trafikut, rritja e sigurisë në komunikacion dhe zvogëlimi i numrit të aksidenteve. Aspekti i dytë është aspekti edukativ, ku i edukojmë të rinjtë në lidhje me rregullat dhe kulturën në komunikacion - tha Stamenkovski.

Anëtarët e njësisë së trafikut shkollor, në bazë të Rregullores për organizimin, trajnimin dhe funksionimin e njësive të trafikut shkollor do të jenë të veshur me jelekë ngjyrë portokalli ku është i shkruar emri "Njësia e trafikut shkollor" dhe kapela bejsbolli me shkurtesën "USE". Përveç veshjes ata do të jenë të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për rregullimin e komunikacionit.

Projektin për formimin e njësisë së parë të trafikut shkollor, përveç Qytetit të Shkupit dhe Këshillit për siguri në trafikun rrugor në qytetin e Shkupit dhe autoqendra  shkollore "Boro Petrushevski" profesionalisht dhe materialisht e ka ndihmuar Ministria e punëve të brendshme, SBP-Shkup Sektori për parandalim, Këshilli republikan për siguri në komunikacion dhe NTP-Shkup.