LAJMËRIM 6.4.2017

Njoftohen të gjithë përdoruesit e hapësirës publike për kryerjen e biznesit jashtë hapësirës ​​ së biznesit se sezoni veror për kryerjen punëve jashtë hapësirës së biznesit dhe vendosjen e pajisjeve urbane, fillon nga 01.04.2017 e deri më 31.10.2017.

Përdoruesit e interesuar të hapësirave publike për marrjen e Lejes për të kryer punë jashtë hapësirës së biznesit dhe Miratimit për ngritjen e pajisjeve urbane gjatë sezonit veror 2017, kërkesat duhet t`i dorëzojnë në arkivin e qytetit të Shkupit prej 31.03.2017

Kërkesën për dhënien e Lejes për kryerjen e aktiviteteve jashtë objektit afarist dhe lejen për  vendosjen e pajisjeve urbane mund ta gjeni edhe në ueb portalin e www.skopje.gov.mk  apo në arkivin  e Qytetit të Shkupit,  baraka 16..

Përdoruesit e hapësirave publike që kanë Leje nga sezoni veror i vitit 2016, duhet të dorëzojnë elaboratin e vjetër (origjinal), gjendjen e re rrjedhëse, fletë-pronësinë dhe lejen për shfrytëzimin e hapësirës afariste.

Pas kompletimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të provave për përmbushjen e obligimeve ndaj Qytetit dhe Komunave, Qyteti i Shkupit është i obliguar që brenda 5 ditëve të punës të lëshojë Miratimin për kryerjen e aktiviteteve jashtë objekteve afariste dhe Miratimin për vendosjen e pajisjeve urbane në pajtim me Vendimin për përcaktimin e standardeve për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe pajisje urbane në territorin e qytetit të Shkupit (Gazeta zyrtare e qytetit të Shkupit Nr. 3/10, 3/11,18/11 ,11/14 dhe 16/15).

Pas mbarimit të kësaj periudhe Kërkesat nuk do të pranohen.

Për informacione plotësuese telefononi në 3297 209