AKSION I NDËRMARRJEVE PUBLIKE NË KOMUNËN E GJORÇE PETROVIT 5.4.2017

Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të ciklit të katërmbëdhjetë të vizitave në komunat e Shkupit, ku sot /13.03.2017, e hënë/ u mbajt takimi me bashkësitë  urbane dhe lokale të komunës së Gjorçe Petrovit.

Në këtë takim shërbimet e komunës së Gjorçe Petrovit, së bashku me përfaqësues të bashkësive urbane dhe lokale të komunës së Gjorçe Petrovit, zhvilluan takim me përfaqësues të administratës së Qytetit dhe të gjitha ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Në këtë takim, përfaqësuesit e bashkësive urbane dhe lokale patën  mundësinë të diskutojnë për punën e ndërmarrjeve publike, të japinn propozime dhe sugjerime për përmirësimin e funksionimit të tyre në terren, dhe në të njëjtën kohë të gjithë pjesëmarrësit në këto takime e hartuan planin aksional për aktivitetet e ndërmarrjeve publike për 7 ditët e ardhshme.

- Sot ne vazhdojmë aksionin pranveror për pastrimin e komunave të Shkupit, ku javën e kaluar kemi qenë në komunën e Kisella Vodës. Risi në takimet dhe vizitat këtë vit është se në territorin e komunës përkatëse ndërmarrjet publike do të kryejnë aktivitete nga fusha e kompetencave të fushëveprimit të tyre gjatë gjithë javës, për dallim kur në të kaluarën aksioni zgjaste 3 ditë. Ky aksion ka filluar në vitin 2009 dhe e realizojmë  dy herë në vit dhe mendoj se kanë dhënë rezultate të shkëlqyera. Ndërmarrjet publike të Qytetit në këtë periudhë në terren do të punojnë intensivisht në mënyrë që të kryejnë sa më shumë aktivitete, me qëllim që të përmirësohen kushtet e jetesës së këtyre qytetarëve, - tha kryetari Trajanovski.

Ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit do të kryejnë aktivitete intensive në periudhën prej 7 ditëve, ku do të kryejnë aktivitete që janë në kompetencë të tyre.

 

-NP"Parqet dhe gjelbërimi", do të punojë në kastrimin e drurëve, prerjen e degëve të thata, mbjelljen e luleve;

-NP"Higjiena" do të bëjë pastrimin dhe larjen e rrugëve, si dhe zëvendësimin e kontejnerëve të dëmtuar;

-NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi", do të punojë në pastrimin dhe riparimin e ulluqeve, mënjanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit, si dhe sanimin e gropave;

-NP "Rrugë dhe rrugica" do të bëjë sanimin e rrugëve, si dhe përmirësimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal;

- NTP-Shkup do të punojnë në pastrimin e stacioneve të autobusëve dhe hapësirat rreth tyre.

 

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski, i përshëndeti takimet e rregullta, dhe vlerësoi se të njëjtat japin rezultate pozitive.

- Aksion pranveror për pastrimin e komunave  është mirëpritur dhe përkrahur gjerësisht nga qytetarët e Gjorçe Petrovit. Në takimet, kryetarët e bashkësive urbane dhe lokale i kanë theksuar çështjet prioritare dhe lokacionet që duhet të përfshihen nga ky aksion. Përveç aktiviteteve të ndërmarrjeve publike të qytetit në këtë aksion do të përfshihen edhe qytetarët, si dhe firma private të cilën e angazhon Komuna. Ky aksion do të shfrytëzohet  për grumbullimin e mbeturinave të rënda, prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë këtë lloj mbeturinash(pjesë të mobiljeve, gjësende për amvisëri, pajisje elektrike, etj) që t’i lënë para shtëpive të tyre ose në afërsi të kontejnerëve ekzistuese, që më pas ekipet speciale të ndërmarrjes të njëjtat t’i grumbullojnë, - tha kryetari Mitrevski.