PRILIADA 2017 NË SHESHIN E SHKUPIT 3.4.2017

Qendra kulturore për fëmijë “Karposh” dhe Qyteti i Shkupit për nesër  /1 prill 2017, e shtunë/ prej në ora 11 deri më 13 në sheshin Maqedonia  do të organizojnë aheng të paparë “Priliada 2017-Shkupi qesh”, për të gjitha kopshtet, shkollat dhe fëmijët nga Shkupi dhe rrethina e tij.

Në pjesën ditore të ahengut me maska, princat, princezat, klounët ,zanat dhe të gjitha figurat tjera nga filmat vizatimor do t’i argëtojnë seksioni folklorik i QKF "Karposh",  fëmijët nga Bilbili i artë dhe grupe të valltarëve nga shkollat fillore në Shkup dhe rrethina e tij.

Ahengu i mbrëmjes do të fillojë në ora 20.00, në sheshin Maqedonia ku do të shfaqen grupet dhe solistët: Adrijana Janevska, Martina Stanojkoviç, Vlatko Ilievski, Aleksandar Tarabunov, Laura Krliu dhe grupi-BRASS BROTHERS.  Vizitorë të maskuar do të defilojnë në skenë si dhe do të ketë edhe befasi të tjera, të mos i zbulojmë të gjitha, dhe në fund Dixheji.

Sikurse edhe gjatë viteve të kaluara  Qendra kulturore për fëmijë Karposh me konkurse i ka ftuar shkollat fillore dhe të mesme për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe të konkurrojnë për maskë më të bukur dhe karikaturë për çka  do të ndahen shpërblime dhe diploma në hapësirat e tyre, ndërkaq në pjesën e e mbrëmjes të manifestimit në skenë do të defilojnë  nxënësit e shkollave të mesme me maska grupore, dhe pjesëmarrësit në grupin e maskave më të mira do të marrë shpërblim të vlefshëm.