NESËR NËN MOTON "VOZISIM DREJT ARDHMËRISË" DO TË MBAHET “GARA ME ROSHULLA 2017" 21.4.2017

Qyteti i Shkupit dhe IP "Qendra kulturore për fëmijë-Karposh" nga Shkupi për herë të gjashtë e organizojnë manifestimin "Gara me roshulla  2017". Në këtë manifestim sportiv, motoja e të cilit është "Vozisim drejt ardhmërsië" do të marrin pjesë shkollat e qytetit dhe rrethina e Shkupit. Qëllimi i këtij aksioni masiv rekreativ, i cili do të mbahet nesër /21 prill 2017, e premte/ në ora 12:00  në bulevardin "Ilinden" është zhvillimi i shpirtit sportiv dhe dëshirës për aktivitetet sportive tek të rinjtë tanë.

Pozicioni startues do të jetë bulevardi "Ilinden" para fontanës në  Parkun e  qytetit dhe do të lëviz deri te kryqëzimi i bulevardit "Ilinden" me rrugën "Nikola Tesla" (te NP "Parqet dhe gjelbërimi").

Me mendimin në  trup të shëndetshëm shpirt i shëndetshëm, duam t'i nxisim të rinjtë që t'i duan roshullat  dhe të zhvillojnë frymën e shoqërimit masiv. Me avancimin e këtij sporti, qyteti do të pasurohet me një tjetër manifestim masiv, i cili ka tendencë të shndërrohet në tradicional, dhe nga viti në vit  edhe më masiv.

Këtë vit presim në garë të marrin pjesë fëmijët nga mbi 30 shkolla fillore të qytetit dhe rrethinës. dhe do të jepen 3 shpërblime për pjesëmarrësit më të suksesshme në kategorinë për djem dhe vajza.