290 KËRKESA PËR SUBVENCIONIMIN E QYTETARËVE PËR BLERJEN E STUFAVE ME PELETA 20.4.2017

Në thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në teritorrin e qytetit të Shkupit për blerjen e stufave me peleta që përfundoi më datë 13.03.2017, gjithsej kanë mbërritur 290 kërkesa nga qytetarët.

Komisioni për realizimin e procedurës për subvencionimin e qytetarëve  në teritorrin e  qytetit të Shkupit për blerjen e stufave me peleta ka filluar me kontrollet në terren në lokacionet e dhëna ku do të vendosen stufat e blera me peleta, me të cilat do zëvendësohen stufat me me qymyr, dru, naftë ose mazut,

Ky projekt është pjesë e masave që Qyteti i Shkupit i ka ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë së ajrit përmes aktiviteteve të përbashkëta të pushtetit lokal dhe qytetarëve.

Në thirrjen e kaluar publike që u shpall në  vitin 2016 u ndanë 196 subvencione, për çka nga Buxheti i Qytetit të Shkupit u ndanë 5.896, 000 denarë, ndërkaq për shkak të interesit të madh që treguan qytetarët për këtë lloj subvencionimi, për vitin 2017 janë paraparë 10 milionë denarë.