KRYETARI TRAJANOVSKI U TAKUA ME AMBASADOREN E RE TË TURQISË NË MAQEDONI, TULIN ERKAL KARA 20.4.2017

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, u takua sot me ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, E.S Tulin Erkal Kara.

Në takim, kryetari Trajanovski i uroi mirëseardhje ambasadores në Shkup, dhe e përgëzoi për emërimin e saj në këtë funksion dhe shprehu besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet në drejtim pozitiv.

Kryetari Trajanovski theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivel të lartë, si edhe bashkëpunimi i Qytetit të Shkupit dhe ambasadës së Turqisë në Maqedoni.

Trajanovski gjithashtu theksoi se Shkupi kultivon marrëdhënie të shkëlqyera me disa komuna në Turqi, kryesisht me qytetet e binjakëzuara Stambollin dhe Manisën me të cilat ka bashkëpunim të shkëlqyer.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, mënyrën se si i njëjti të thellohet edhe më shumë, si dhe për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe gjendjen me mbajtjen e zgjedhjeve lokale.