NUK DO TË SHKATËRROHET GJELBËRIMI NË PATKUN E QYTETIT, LUNA PARKU DO TË MDËRTOHET NË SIPËRFAQEN EKZI 18.4.2017

Qyteti i Shkupit i mohon pretendimet në disa shkrime e që kanë të bëjnë me ndërtimin e Luna Parkut të ri, ku thuhet  se për ndërtimin e të  njëjtit do të shkatërrohen mbi 59,000 metra katrorë.

 

Duam ta informojmë publikun se kjo informatë është krejt e pavërtetë dhe Luna Parku do të shtrihet në të njëjtën sipërfaqe sikurse deri më tani dhe nuk do të shkatërrohet  gjelbërimi në Parkun e qytetit.

 

Dëshirojmë ta informojmë publikun se sipas planit detal urbanistik, madhësia e parcelave përkatëse është 84,070 metra katrorë, ndërsa parku zbavitës do të shtrihet në të njëjtën sipërfaqe si më parë në sipërfaqe prej rreth  24,000 metra katrorë (PDU Parku qendror i qytetit-bllok3 për parcelën urbanistike 3.1).

 

Vlera totale e parashikuar për ndërtimin e Luna Parkut, blerjen e pajisjeve dhe montimi i tyre do të jetë rreth 400 milionë denarë, ose rreth 6.5 milion euro.

 

Pjesa kryesore zbavitëse e parkut do të ketë dy rekuizita-adrenalin, 6 rekuizita familjare dhe 18 për fëmijë. Në park do të ketë lloje të ndryshme të luhatëseve për fëmijë, topoganë dhe lloje tjera të ngjajshme me përmbajtje zbavitëse- rekreative.

 

Në Luna Park në pjesën e hapur do të ketë kioska për shitjen e biletave, dyqan suveniresh, restorante, zyra për administratën, toalete dhe garderoberë për punonjësit, si dhe një objekt i mbyllur shumë qëllimor në formë të guacës..

 

E tërë hapësira në Luna Park do të ketë rregullim horikulturor  dhe pajisja urbane do të vendoset në përputhje më temat të cilat i tregon parku zbavitës.

 

Me këtë, qytetarët e Shkupit më në fund do të kenë park të ri zbavitës- modern, me pajisje të reja dhe rekuizita, i cili nuk është rinovuar që nga ndërtimi i tij  në vitin 1973.