JANË NDËRTUAR ISHUJ TË KOMUNIKACIONIT DHE RRETHOJË MBROJTËSE NË BULEVARDIN ARADHAT PARTIZANE 11.4.2017

 

 

 

Për të rritur sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht për këmbësorët dhe çiklistët, ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP "Rrugë dhe rrugica" kanë ndërtuar ishuj të komunikacionit përgjatë bulevardit Aradhat partizane, edhe atë në kryqëzimin e këtij bulevardi me rrugën Aminta, te Porta Bunjakovec dhe në kryqëzimin e bulevardit me rrugën “Kosturski heroi”, përballë Qendrës të Kongresit Aleksandri i Maqedonisë.

Gjatë ndërtimit të ishujve të trafikut janë riparuar tërësisht dy kryqëzimet, janë zhvendosur themelet semaforskite dhe pusetat, janë demontuar shtyllat semaforike dhe është bërë edhe riprogramimi i sinjaleve ndriçuese. Gjithashtu është shenjëzuar sinjalizimi horizontal - vendkalime për këmbësorë dhe korsi për biçikleta në të dy lokacionet dhe janë vendosur shenjat përkatëse të komunikacionit.

Më parë, në këto dy lokacione ka pasur dy kalime për  këmbësorë në distancë të shkurtër, veçanërisht në kryqëzimin e bulevardit Aradhat partizane me rrugën  Kosturski heroi.. Për të rritur sigurinë e këmbësorëve në këto dy lokacione tashmë është formuar nga një vendkalim më i gjerë për këmbësorë.

Përveç kësaj, në vendkalimin për këmbësorë nëpër bulevardin Aradhat partizane te kryqëzimi me rrugën Kosturski heroi  është vendosur rrethojë me funksion të dyfishtë - për të mbrojtur dhe për të drejtuar këmbësorët të kalojnë në vijën e duhur të vendkalimit për këmbësorë, sepse ishujt e komunikacionit  në të dy anët e bulevardit janë asimetrike, për shkak të pjerrësisë së natyrshme të rrugëve.

Për realizimin e këtij projekti Qyteti i Shkupit ka marrë pëlqim edhe nga Ministria e punëve të brendshme.