FILLON FESTIVALI "TREMOLO 2017" 22.5.2017

Nga data 19 deri më 21 maj 2017, Qyteti i Shkupit dhe Qendra kulturore e fëmijëve - "Karposh" organizojnë festivalin ndërkombëtar për kitarë klasike "Tremolo".

Për tëherë të tetë në Shkup dhe Maqedoni do të mbahet gara ndërkombëtare për kitarë klasike në të gjithë kategoritë e nxënësve të shkolave fillore, të mesme dhe studentëve, si dhe master orë. Anëtarët e jurisë janë kitaristë të njohur si Vlatko Stefanovski, Toni Kitanovski, Martin Krajço, Dejan Llazarevski, Mile Gjorgevski Nemanja Klinçarov dhe Bojan Gazhoski.

Gjithashtu për kënaqësinë e publikut të Shkupit do të mbahen dy koncerte në Qendrën iformative kulturore - Salloni 19/19, më 19 dhe 20 maj në ora 19:00. Më 21 maj do të mbahet koncerti i fituesve në sallën e koncerteve të QKF "Karposh" në ora 18:00. Hyrja është falas.

 

PROGRAMI

 19 Maj, 2017 (e premte)

Hapja e festivalit

Martin Krajço, Bratislavë, Republika Çeke

Dejan Lazarevski, Shtip, Maqedoni

QIK - Salloni 19/19 ora 19:00

 

20 maj 2017 (e shtunë)

 

Toni Kitanovski, Shkup, Maqedoni

Vllatko Stefanovski, Shkup, Maqedoni

QIK – Salloni 19/19 ora 19:00

 

 

21 maj 2017 (e dielë)

 

Koncerti i fituesve sipas kategorive –kitarë klasike

QKF „Каrposh“ – ora 18:00