FTESË PËR SEANCË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 12.5.2017

Këshilli itë Qytetit të Shkupit, nesër më datë 11 maj 2017 (e enjte), me fillim në orën 13,00, do ta mbajë seancën e shtatëdhjenëntë.


                                                                  Rend  Dite
- Miratimi i procesverbalit të seancës së shtatëdhjetetetë të Këshillit të Qytetit të Shkupit

1. Raport për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2017 për periudhën nga 01.01.- 31.03.2017 ;
2. Propozim – Vendim për pranim të donacionit nga “Stopanska banka” SHA - Shkup;
3. Informacion në lidhje me “Drislla” , SHPK;
4. Propozim – Vendim për lejim të furnizimit të mjeteve themelore për nevojat e Njësitit territorial për mbrojtje zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit;
5. Propozim – Vendim për lejim të furnizimit të mjeteve themelore (automjete udhëzimi dhe të ormanëve metalik të arkivit);
6. Propozim – Vendim për lirim të investitorit nga pagesa e kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore për ndërtim të objektit fetar; 
7. Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktim të shumës maksimale për ndarjen e subvencioneve të njëfishta për qytetarët për blerjen e biçikletave për vitin 2017;
8. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për çregjistrim të mjeteve themelore të Luna SHPKTHP, Shkup nga evidenca e kontabilitetit;
9. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Çmimores për përcaktim të vlerës së sipërfaqeve të gjelbëruara të rregulluara hortikulturore të NP “Parqe dhe gjelbërime”;  
10. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Çmimores për shërbimet nga mekanizimi i NP “Parqe dhe gjelbërime”; 
11. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Çmimores për ndryshim dhe plotësim të Çmimores për materialet për mbjellje të cilat NP “Parqe dhe gjelbërime” i furnizojnë nga “Florakom” SHPKTHP;
12. Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për financim të institucioneve publike dhe të aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2017 dhe
13. Raport vjetor i Sektorit për punë të brendshme Shkup, për vitin 2016. .
Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. “Ilinden” nr. 82.