FILLOI DISTRIBUIMI I AKTVENDIMEVE PËR TATIM TË PRONËS 22.5.2017

Qyteti i Shkupit i njofton obliguesit tatimor se në pajtim me Ligjin për tatimet e pronës, Qyteti i Shkupit filloi me distribuimin e aktvendimeve për tatimin e pronës për vitin 2017.

Distribuimi i aktvendimeve për tatim të pronës për komunat në Qytetin e Shkupit e realizon SH.A. për komunikacione postare – Posta Maqedonase, me përjashtim të obliguesve tatimorë që jetojnë në komunat e Karposhit, Çairit dhe Sarajit, ku këto komuna në mënyrë vetanake dhe të pavarur e realizojnë dorëzimin e aktvendimeve për tatim të pronës.

Të gjithë obliguesit tatimorë, të cilët nuk i kanë përmbushur obligimet në bazë të pagesës së tatimit të pronës për vitet e kaluara, si shtojcë të aktvendimit do tu dorëzohet edhe paralajmërimi.

Këtë vit, në vetë aktvendimin janë theksuar edhe të dhënat lidhur me adresën e pronës së patundshme, që është lëndë e tatimit të pronës.

Obliguesit tatimorë, të cilët nuk do të pranojnë aktvendimin për tatimin e pronës, ose ata të cilët konstatojnë mospërputhje të gjendjes së theksuar në aktvendimin me gjendjen faktike,  janë të obliguar që me dokumentacion përkatës të drejtohen në Qytetin e Shkupit, në barakën nr. 16, në sportelin 1,2 dhe 3.

 

Pagesa e obligimit tatimorë mund të realizohet në mënyrat vijuese:

-          Përmes Ueb faqes së Qytetit të Shkupit, me shfrytëzimin e kartelave pagesore;

-          Përmes pagesës elektronike bankare në bankat afariste, dhe

-          Në sportelet e bankave afariste me prezantimin e aktvendimit.

 

Gjithashtu duam të Ju njoftojmë se me Regjistrimin Tuaj në Ueb faqen e Qytetit të Shkupit – WWW.SKOPJE.GOV.MK në trajtë elektronike mund ta merrni aktvendimin Tuaj, mund ta kontrolloni gjendjen e pronës, ju ofrohet edhe qasja deri te kartelat financiare si dhe mund të realizoni pagesën e obligimeve tatimore.