AKSIONI PRANVEROR I NDËRMARRJEVE PUBLIKE NË KOMUNËN E GAZI BABËS 22.5.2017

Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të ciklit të katërmbëdhjetë të vizitave në komunat e Shkupit, ku sot /23.03.201, e enjte/ u mbajt takimi me bashkësitë  urbane dhe lokale të komunës së Gazi Babës.

- Ky takim është pjesë e aksionit pranveror për pastrimin e komunave në Shkup, ku sot jemi në komunën e Gazi Babës, dhe në periudhë prej 7 ditësh të gjitha ndërrmarjet publike në mënyrë intensive do të kryejnë aktivitete në të gjitha vendbanimet në këtë komunë. Me këto aksione duam ta rrisim shkallën e pastërtisë dhe higjienës komunale në të gjitha komunat, ku në këtë periudhë të gjitha ndërmarrjet publike intensivisht punojnë në territorin e një komune, me çka mund të kryhen më shumë punë. Dua të theksoj bashkëpunimin e shkëlqyer të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike me kryetarin dhe administratën e komunës së Gazi Babës. Këto 8 vjet kemi punuar në përmirësimin e komunikimit në mes të administratës së Qytetit dhe ndërmarrjeve me shërbimet e komunave dhe të bashkësive urbane dhe lokale, që sot të kemi komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyer, si dhe sistem ku vet përfaqësuesit e komunave seriozisht ndikojnë në punën e ndërmarrjeve - tha kryetari Trajanovski.

 

Ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit do të kryejnë aktivitete intensive në periudhën prej 7 ditëve, ku do të kryejnë aktivitete që janë në kompetencë të tyre.

-NP"Parqet dhe gjelbërimi", do të punojë në kastrimin e drurëve, prerjen e degëve të thata, mbjelljen e luleve;

-NP"Higjiena" do të bëjë pastrimin dhe larjen e rrugëve, si dhe zëvendësimin e kontejnerëve të dëmtuar;

-NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi", do të punojë në pastrimin dhe riparimin e ulluqeve, mënjanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit, si dhe sanimin e gropave;

-NP "Rrugë dhe rrugica" do të bëjë sanimin e rrugëve, si dhe përmirësimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal;

- NTP-Shkup do të punojnë në pastrimin e stacioneve të autobusëve dhe hapësirat rreth tyre.

 

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i përshëndeti takimet e rregullta, dhe theksoi se të njëjtat japin rezultate pozitive.

- Edhe këtë vit e realizojmë këtë aktivitet tonë të përbashkët, ku fillojmë me rregullimin e rrugëve, parqeve, trotuareve dhe pastrimin e mbeturinave të rënda. Ne kemi komunikim të shkëlqyer me ndërmarrjet publike, ku i koordinojmë aktivitetet tona me punktet e tyre në baza ditore. Ne jemi kyç në këtë aksion me ndërmarrjen tonë komunale publike "Gazi Baba" dhe 40 punëtorë sezonalë të cilët punojnë në disa lokacione në komunë. Këtë vit në programin për punë të ndërmarrjes publike është paraparë blerja e dy automjeteve të specializuara për pastrimin e rrugëve, dhe besoj se me to do të përmirësojmë gjendjen e pastërtisë në këtë pjesë të qytetit –tha  kryetari Trajkovski.

Paraparakisht u mbajt takimi i shërbimeve të Komunës së Gazi Babës, së bashku me përfaqësuesit e bashkësive urbane dhe lokale nga Gazi Baba me përfaqësues të administratës së Qytetit dhe të gjitha ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Në këtë takim, u përpiliua plani aksional për funksionimin e ndërmarrjeve publike për këto 7 ditë, ku u dakorduan prioritetet dhe lokacionet ku do të punohet në kuadër të këtij aksioni pranveror të ndërmarrjeve publike.