NË FAZËN PËRFUNDIMTARE PROJEKTI PËR RINDËRTIM DHE NDËRTIMIN E QENDRËS SË KONGRESIT 22.5.2017

Projekti për rikonstruimin dhe mbindërtimin e Qendrës së Kongresit "Aleksandri i Maqedonisë" në Shkup është në fazën përfundimtare. Këtë e shpalosën në konferencën e sotme për mediume Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe ministrja e kulturës e Republikës së Maqedonisë, Elizabeta Kançevska-Milevska, e cila njoftoi se këtë vit duhet të fillojë dhe realizimi i këtij projekti kapital.

- Po vijon projketimi i këtij objekti, të cilin po e bën shtëpia projektuese GIM dhe i njëjti  duhet të jetë gati në gjysmën e dytë të muajit maj. Pas përgatitjes së të gjitha projekteve të nevojshme, Qyteti i Shkupit në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor do të shpall tender për ndërtimin e objektit dhe nëse gjithçka shkon si duhet, pres që të fillojë në shtator. Me këtë, më në fund, Qyteti i Shkupit do të ketë qendër  të re të kongresit, por do të ruhet forma themelore e Sallës Universale, ndërkaq do të ndërtohen edhe përmbajtje të reja. Financimi i këtij projekti do të bëhet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes Ministrisë së kulturës, dhe do të doja t’u falenderohem atyre që vendosën për të realizuar këtë projekt kapital, - tha kryetari Trajanovski.

Ministrja e kulturës, Elizabeta Kamçevska- Milevska tha se me këtë projekt do të rikonstruohet objekti i vjetër i Sallës Universale, pjesa e brendshme plotësisht  do të  pajiset, si dhe do të ndërtohen hapësira të reja me të cilat do të fitohen përmbajtje të reja.

- Duam t’ju informojmë  se të gjitha projektet që kanë të bëjnë me rindërtimin dhe zgjerimin Qendrës së Kongresit "Aleksandri i Maqedonisë" janë në fazën përfundimtare dhe shpresojmë që në maj ato të kompletohen. Me këtë projekt, në pjesën e rikonstruimit është përfshirë rregullimi i plotë i interierit dhe vendosja e plotë e teknologjisë së re skenike, rikonstruimi i hollit hyrës  me gjithë foajenë , rikonstruimi i sallës qendrore ekzistuese, si dhe rindërtimi i kupolës së çatisë dhe galeritë. Në pjesën e zgjerrimit është planifikuar zgjerimi i përdhesës, galerive dhe hapësira rreth unazës së jashtme të vet objektit. Në objektin e ri me rindërtimin është parashikuar: rikonstruimi i plotë i sallës ekzistuese me 1400 ulëse ndërtimi i më shumë sallave të reja multi-qëllimore me 200 dhe 120 ulëse, 4 salla të reja multimediale me kapacitet prej 30 deri në 40  ulëse  dhe 6 hapësira të reja për takime bilaterale. Gjithashtu do të ndërtohen edhe hapësirat për administratën, si dhe hapësirë ​​parkimi në dy nivele i cili do të jetë në sipërfaqe prej rreth 5.000 metra katrorë, - tha ministrjnja Milevska.

Salla Univerzale në Shkup është ndërtuar në vitin 1966  dhe deri tani atë e kanë vizituar rreth shtatë milionë vizitorë.Objekti ekzistues është në sipërfae prej rreth 4.000 metra katrorë, ndërsa me objektin e ri është paraparë ndërtimi i edhe 4.000 m2 të reja dhe parking në dy nivele me sipërfaqe prej 5.000 m2.