U PROMOVUA STRATEGJIA E PARË PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE E QYTETIT TË SHKUPIT 22.5.2017

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Maqedoni, Luisa Vinton, sot /04.04.2017/ morën pjesë në promovimin e Strategjisë së parë për Ndryshimet klimatike të Qytetit të Shkupit.

Ky dokument i rëndësishëm me titull "Shkupi rezistues"  është përpiluar nga ekspertët dhe qytetarët dhe përmban analiza gjithëpërfshirëse, rekomandime dhe masa që duhet të zbatohen në pesë vitet e ardhshme për ballafaqim të sukseshëm me ndryshimit klimatike dhe për forcimin e rezistencës urbane.

- Ndryshimi i klimës është problem global, por pasojat ndjehen ku janë dhe arsyet për to, në nivel rajonal dhe lokal. Qytetet moderne që me shpejtësi të madhe rriten dhe  zhvillohen dhe janë shtëpi për më shumë se 60% të popullsisë botërore, më së shumti do t’i ndjejnë efektet e fatkeqësive ekstreme të motit që do të ndikojnë negativisht në jetën në mjediset urbane, dhe do të shkaktojë dëme të papara materiale, si dhe humbjen e jetëve njerëzore. Nëse reagimet e ndryshimeve klimatike nuk janë në kohë dhe të planifikuara në mënyrë sistematike, shpenzimet për masat e përshtatjes do të jenë shumë më të larta. Duke e patur këtë situatë parasysh, Qyteti i Shkupit u angazhua të përpilojë Studimin mbi ndryshimet klimatike - Shkupi rezistues, që sot po e promovojmë para publikut me kënaqësi të madhe. Strategjia është përgatitur me mbështetjen teknike dhe financiare nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Strategjia përmban analiza gjithëpërfshirëse, rekomandime dhe aksione për t’u përballuar më mirë me ndryshimet klimatike, për reduktimin dhe përshtatjen e tyre, si dhe forcimin e rezistencës urbane. Strategjia përfshin masa për  zvogëlimin e  shkaqeve të ndryshimeve klimatike, të bazuar në Inventarin e përpiluar të gazrave serë për vitin 2008 dhe 2012, të llogaritura për tre sektorët kryesorë: furnizimin me energji, ndërtesat dhe transporti. Me këtë rast, janë marrë  parasysh aktivitetet veçmë të ndërmarra nga Qyteti i Shkupit në fusha të ndryshme,si:efikasiteti energjetik, transporti publik, përmirësimi i kushteve për zhvillimin e trafikut, zhvillimi i transportit alternativ, mbrojtja e ajrit dhe ujërave, shërbimet komunale, gjelbërimi publik, mbrojtja e  shëndetit të njerëzve, ndihmë për  personat me nevoja të veçanta, etj.

Plani aksional i Strategjisë parasheh një sërë aktivitetesh në të gjitha fushat, ku  prioritet më të lartë kanë parandalimi dhe mbrojtja nga përmbytjet dhe infrastruktura e gjelbër. Prioritet i lartë i është dhënë edhe: krijimit dhe përmirësimit të sistemit  për paralajmërim; informimit dhe ngritjes së vetëdijes, si dhe masa të tjera institucionale dhe organizative, planifikimit  urbanistik  për mbrojtjen nga përmbytjet, kursimit të ujit të pastër të pijshëm, ripërdorimit, mënjanimit të ujërave të zeza dhe atmosferik, formimit dhe rehabilitimit të hapësirave të gjelbra publike - tha sot kryetari Koce Trajanovski .

Në këtë drejtim, theksoi Trajanovski, dokument veçanërisht i rëndësishëm për Qytetin është hartimi i Kadastrës së gjelbër, që është në përpunim e sipër.

- Qëllimi është krijimi i një sistemi gjithpërfshirës informativ për sipërfaqet e gjelbra në Shkup dhe rregullimi dhe  menaxhimi me sistemin e përgjithshëm të sipërfaqeve të gjelbra të qytetit. Kadastri i gjelbër do të jetë i gjallë, dokument interaktiv, në shërbim të përmirësimit të aktiviteteve të NP "Parqet dhe gjelbërimi" dhe të transparencës dhe disponueshmërisë së të dhënave dhe qasje në gjendjet ekzistuese për qytetarët. Implementimi i masave të parapara për ballafaqim të suksesshëm me ndryshimet klimatike kërkon aksion të organizuar të Qytetit të Shkupit dhe komunat e tij, si dhe ministritë përkatëse, institucioneve dhe organizatave profesionale, si dhe të gjithë qytetarëve të Shkupit. Në momentet kur flasim për ndryshimet klimatike dhe sfidat që para nesh, do ta citoj Riçard Davsonin, autoritet në këtë fushë, i cili duke  parafrazuar Çarls Darvinin ka thënë: "Nuk do të mbijetojnë qytetet më të forta, por ato që do të përshtaten më mirë me ndryshimet". Prej këtu, besimin se Shkupi do të jetë pjesë e atyre qyteteve e forcon kjo strategji per ndryshimet klimatike - tha kryetari Koce Trajanovski.

Me këtë strategji për herë të parë vlerësohet potenciali për zvogëlimin e gazrave sterë në qytet dhe cenueshmëria e sektorëve kyç ndaj ndryshimeve klimatike – siç janë: uji, shëndeti dhe ulja e rrezikut të katastrofave.

Sipas të dhënave të strategjisë, në qoftë se asgjë nuk ndërmerret në vitet e ardhshme, emetimet e gazit do të rriten për 25% në vitin 2020. Por në qoftë se implementohen masat të cilat tashmë janë të planifikuara në dokumentet strategjike dhe planet zhvillimore të komunave dhe Qytetit të Shkupit, emisionet mund të zvogëlohen për 22%.

- Është shumë e rëndësishme të bëhet zgjedhja e duhur. Çdo vit temperaturat janë më të larta dhe fatkeqësitë ekstreme natyrore janë më të shpeshta, është e qartë se urgjentisht duhet të shtohen përpjekjet për ballafaqim me ndryshimet  klimatike dhe përgatitje për pasojat eventuale. Shkupi ka marrë rol udhëheqës në këtë fushë dhe ne inkurajojmë Qytetin dhe qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë të propozuara në strategjinë e re - tha sot Luiza Vinton, nga UNDP.

Në promovimin e sotshëm iu dhurua një biçikletë kanate Zorica Bojaxhievës për idenë e saj që fitoi në konkursin për qytetarët "Si të kalohet një ditë e gjelbër në Shkup", sipas të cilës është inçizuar edhe videoja.