PËR FINANCIMIN E AKTIVITETEVE PROGRAMORE TË BINKUBATORËVE TË BIZNESIT DHE QENDRAVE PËR ZHVILLIMIN 22.5.2017

Qyteti i Shkupit, me qëllim implementimin e qëllimeve dhe aktiviteteve të parashikuara me Programin për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit për vitin 2017, Qyteti i Shkupit, shpall: thirrje publike për mbledhjen e kërkesavepër shfrytëzim e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2017,të destinuara për financimin e aktiviteteve programore të binkubatorëve të biznesit dhe qendrave për zhvillimin e inovacioneve

Lëndë e thirrjes publike është financimi i përbashkët i shpenzimeve të inkubatorëve të biznesit dhe qendrave për zhvillimin e inovacioneve, përkatësisht përkrahje financiare të projekteve për:

 

  1. Organizimi i trajnimeve
  2. Shërbime konsultuese

 

Për financimin e përbashkët të shpenzimeve për projektet e inkubatorëve të biznesit dhe qendrave për zhvillimin e inovacioneve, janë parashikuar mjete me vlerë të përgjithshme prej 400.000 denarë.

Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjitha shoqatat dhe fondacionet të cilat janë regjistruar në përputhje me Ligjin për shoqatat dhe fondacionet (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 52/10) për qëllime të lidhura me politikat e përkrahjes dhe zhvillimit të sipërmarrjes, konkurrencës dhe inovacioneve të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Çdo aplikues mund të marrë pjesë në thirrjen publike vetëm me një projekt.

 

Dokumentet e nevojshme për paraqitje:

  1. Fletëparaqitje e plotësuar në mënyrë kompjuterike për përkrahje financiare.
  2. Formulari i plotësuar në mënyrë kompjuterike për propozim – projektin;
  3. Aktvendim për regjistrim dhe gjendjen vijuese nga Regjistri Qendrorë;
  4. Deklaratë se për aktivitetet e theksuara në projekt, deri tani nuk janë shfrytëzuar mjete nga ndonjë organ tjetër i administratës shtetërore ose nga burime tjera, që do të nënkuptonte financim të dyfishtë të aktiviteteve të njëjta nga burime të ndryshme; 
  5. Raport për mjetet e marra nga Buxheti i Qytetit të Shkupit në vitin e kaluar fiskal dhe mënyra e realizimit të tyre (nëse organizata ka qenë përfitues i mjeteve të ndara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2016)

 

Dokumentacioni i lartpërmendur i plotësuar plotësisht dorëzohet në origjinal ose kopje të vërtetuar tek noteri.

Formularët Fletëparaqitja dhe Projekti për paraqitje në thirrjen publike, parashtruesit mund t’i tërheqin në faqen e internetit të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk.

Fletëparaqitjet për financimin e përbashkët dhe zgjedhjen e propozim projekteve më të volitshme i shqyrton Komision i formuar nga Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit mban të drejtën për ndjekjen e realizimit të projekteve.

Periudha e realizimit të projekteve – viti 2017

Fletëparaqitjet me dokumentacionin e plotë është e nevojshme të dorëzohen në arkivin e Qytetit të Shkupit, bul. “Ilinden” nr. 82, nga ora 08:30 deri në orën 15:00 me shënimin  “Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2017, të destinuara për financimin e aktiviteteve programore të inkubatorëve të biznesit dhe qendrave për zhvillimin e inovacioneve”.

Fletëparaqitjet dorëzohen në zarf të mbyllur dhe vulosur, pa shenja të subjektit i cili dorëzon fletëparaqitjen, në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes në shtypin ditor.Thirrja është publikuar më datë 06.05.2017 në gazetat ditore Lajm, Dnevnik dhe Veçer.  

Fletëparaqitjet me dokumentacion të paplotë ose ato që do të dorëzohen pas skadimit të afatit të përcaktuar, nuk do të shqyrtohen.

 

Shtojcat e dorëzuara nuk kthehen

Shoqatat civile ose fondacionet, pjesëmarrëse në thirrjen publike, do të njoftohen për rezultatet në afat prej 15 ditësh nga dita e sjelljes së Vendimit për shpërndarjen e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2017. 

Pyetjet për sqarime plotësuese mund të parashtrohen me shkrim ose nëpërmjet rrugës elektronike deri te Sektori për zhvillim ekonomik lokal në adresën vijuese: danielak@skopje.gov.mk.      

Kontakti:  Sektori për zhvillim ekonomik lokal Tel: (02) 3297-328.