TË PREMTEN PARADA E MATURËS NË SHESHIN “MAQEDONIA” 22.5.2017

Rreth 1.000 maturantë  nga Shkupi të premten /19.05.2017/ saktë në mesditë, do të jenë pjesë e manifestimit tradicional "Parada e maturës 2017"  në sheshin "Maqedonia", që njëjtë sikurse edhe gjatë viteve të kaluara do të pulsojë në ritmin e vallëzimit kuadril.

- Jam i kënaqur që një manifestim që nisi si një ide interesante u shndërrua në traditë. Para nesh është Edicioni i 11-të i manifestimit "Parada e maturës 2017", ku presim që të përfshihen më shumë se 1.000 matuarntë nga disa shkolla të mesme në Shkup, si dhe nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelija. Së bashku me maturantët nga Shkupi dhe qytete të tjera të vendit të premten në të njëjtën kohë kuadril do të vallëzojnë edhe maturantët nga 10 vende evropiane. Na gëzon fakti që ne jemi organizatorë të kësaj ngjarje dhe besoj se do të gdhendet thellë në kujtesën e çdo maturanti. I falënderoj për mbështetjen Qytetin e Shkupit dhe Delegacionin e BE-së në vendin tonë, - tha Nikola Gligorov, nga Drejtoria për kulturë dhe art.

Todor Miladinov nga klubi i vallëzimit  “Ritam Plus", tha se me kënaqësi dhe sukses e  ka përfunduar trajnimin e maturantëve, që ka filluar nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë dhe ata me kënaqësi kanë mësuar të vallëzojnë edhe salsa.

Daniela Zaharieva Adamova, udhëheqëse e Sektorit për arsim në Qytetin e Shkupit, theksoi  se Qyteti i Shkupit  edhe këtë vit është nikoqir i ahengut më të madh të maturantëve.

- Gjithmonë kur vjen koha për mbajtjen e Paradës së maturës edhe ne organizatorët ndjejmë gëzim dhe energji, ndërsa disponimi i bukur në shesh është dëshmi se ata kënaqen si pjesëmarrës në këtë ngjarje. Dua ta paralajmëroj edhe  dhe manifestimin "Takimi në mes të parit dhe më të mirëve", ku i shpërblejmë maturantët më të mirë nga të gjitha shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit – tha Adamova.

Sikurse edhe vitet e kaluara pjesëmarrësit në paradë -maturantët para se të vallëzojnë do të japin betimin kundër dhunës së bashku me moshatarët e tyre nga të gjitha vendet që marrin pjesë në këtë ngjarje.