REAGIM 29.6.2017

Qyteti i Shkupit reagon ndaj të pavërtetave që gjatë dy ditëve të kaluara u plasuan  në media në lidhje me rrëzimin e një kamioni në shatërvanin sipërfaqësor në sheshin  "Maqedonia" si dhe ndaj akuzave se bëhet fjalë për ndërtim jo cilësor të këtij shatërvani.

Dëshirojmë të theksojmë se shatërvani sipërfaqësor në sheshin "Maqedonia" është ndërtuar në përputhje me të gjitha standardet për ndërtimin e këtij lloji të shatërvaneve. Bëhet fjalë për shatërvan sipërfaqësor të  ashtuquajtur shatërvan i thatë me shtrat prej betoni të armuar të groposur.

Uji që spërkat nga shatërvani pikon midis pllakave, pastrohet dhe kthehet në sistem. Për shkak të kësaj mënyre të punës, në shatërvanet sipërfaqësore askund në botë nuk parashihet që nëpër to të qarkullojnë automjetet, dhe sidomos jo automjete të mallrave të rënda.

Qyteti i Shkupit dëshiron të sqarojë se rreth sheshit "Maqedonia" ka shteg rrethor  të  zi prej graniti që është projektuar të përballojë peshën e kamionëve. Përveç kësaj, para pritjes të kampionit evropian në hendboll "Vardar", në shesh kishte pesë (5) roje që i drejtonin kamionët me pajisje të lëvizin pikërisht nëpër korsinë e granitit. Kamioni i NP "Rrugët dhe rrugicat"  i cili ra në shatërvanin sipërfaqësor mbante gardhe (në pronësi të MPB-së) për hapësirën para dhe rreth binës. Por edhe pse rojet i treguan, shoferi i kamionit e ktheu automjetin kah shatërvani dhe ra. Kamionët e tjerë që respektuan kahëzimin e rojeve që të qarkullojnë nëpër shtegun e zi të granitit  pa pengesa i transportuan pajisjet për binën.

Prandaj, faji për rrëzimin e kamionit në shatërvanin sipërfaqësor në sheshin "Maqedonia" është vetëm i shoferit të kamionit i cili paraprakisht ka qenë i paralajmëruar se vozitja nëpër këtë shatërvan është e ndaluar.

Gjatë ditës së djeshme ekipet dje të Qytetit të Shkupit kryen kontrollë për dëmin e shkaktuar në fshatërvanin në sheshin "Maqedonia", i cili do të riparohet dhe do të vehet në funksion