SONTE FILLON "VERA E SHKUPIT 2017" 22.6.2017

Sonte /21.06.2017, e mërkurë/, me performancën e Omer Faruk Tekbilekut (USA / Turqi) dhe ansamblit të tij në Operën dhe baletin e Maqedonisë, në ora 22:00, do të fillojë manifestimi ndërkombëtar kulturor Vera e Shkupit, që tradicionalisht  fillon në ditën e parë verës, dhe në ditën botërore të muzikës.

Hapjen e “Vera e Shkupit 2017” do ta shënojnë edhe dy ngjarje kulturore, në ora19:30 do të mbahet koncerti "NOTAT E VERËS" i orkestrës frymore të qytetit nën dirigjimin e Husein Eminoviç në rrugën Maqedonia, dhe në ora 20:00, gjithashtu në rrugën Maqedonia do të vendoset instalimi " THINK FREEDOM” nga Edina Seleskoviç - Bosna dhe Hercegovina.

Nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së kulturës së Republikës së Maqedonisë, këtë vit "Vera e Shkupit" do të ofrojë rreth 50 përmbajtje programore, koncerte të muzikës klasike, popullore dhe muzikës xhaz, drama, dhe shfaqje të baletit dhe operas, ekspozita dhe filma, projekte të veçanta dhe premiera. Kryeqendra e shtetit do të pulsojë në ritmin e kreativitetit të artistëve nga 16 vende të botës.

Qyteti i Shkupit i fton qytetarët e Shkupit dhe mysafirët të jenë pjesë e një tjetër edicioni të mrekullueshëm të "Vera e Shkupit", e cila është shenjë e njohur kulturore e qytetit tonë dhe Republikës së Maqedonisë.

 

Programin e plotë të Vera e Shkupit 2017 mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm