DERI SOT JANË DORËZUAR 220 KËRKESA PËR SUBVENCIONIM PËR BLERJEN E BIÇIKLETAVE 21.6.2017

Gjatë ditës së djeshme dhe sot në sportelet e Qytetit të Shkupit janë dorëzuar 220 kërkesa për subvencionimin për blerjen e biçikletave, gjë që flet për interesim të madh të qytetarëve për marrjen e mjeteve për kompenzimin e një pjese të shpenzimeve.

Qyteti i Shkupit, me qëllim të stimulimit të qytetarëve që të shfrytëzojnë biçikleta, do të sigurojë mjete kthyese të harxhuara, për furnizim të biçikletës nga dita e publikimit të kësaj thirrje publike, deri në harxhimin e buxhetit të dedikuar për këtë qëllim, por jo më vonë se deri më 31.12.2017.

Thirrja publike do të realizohet sipas parimit “i pari që vjen i pari do të shërbehet”.

Mjetet të cilat do t’i kompensojë Qyteti i Shkupit janë në shumë prej 50% nga çmimi i biçikletës, por jo më shumë se 4.000 denarë, shumë neto, për person.

Thirrja publike është e publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit, në mediat e shtypit dhe elektronike. Për kohëzgjatjen e thirrjes, së paku dy herë do të ketë lajmërim të serishëm të opinionit përmes mediave elektronike.

Mënyra e paraqitjes në thirrjen publike

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje publike kanë banorët e Qytetit të Shkupit (komunat e qytetit: Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Vodë, Karposh, Çair, Shuto Orizarë, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel, Saraj), të cilët do të blejnë biçikleta nga dita e publikimit të Thirrjes publike deri në harxhimin e buxhetit të dedikuar për këtë qëllim, por jo më vonë se deri më 31.12.2017.

 

Për kompensimin e pjesës së shpenzimeve dhe dëshmisë se kushtet janë të plotësuara, kërkuesi deri tek Qyteti i Shkupit parashtron dokumentet në vijim:

 

Kërkesë për kompensim (Kërkesa mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit ose të sigurohet nga internet faqja e Qytetit të Shkupit: www.skopje.gov.mk),

Dëshmi se është banor në Qytetin e Shkupit, me parashtrimin e kopjes së letërnjoftimit valid të kërkuesit,

Kopje të llogarisë së transaksionit të kërkuesit,

Dëshmi se është realizuar blerja e biçikletës së re edhe atë me kopje të llogarisë fiskale ose faturës dhe certifikatë nga banka afariste me datë nga dita e publikimit ë thirrjes.

 

Një person mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për marrje të kompensimit për një biçikletë.

 

Kërkesa për shfrytëzim të së drejtës për kompensim të pjesës së shpenzimeve për blerje të biçikletës, së bashku me dokumentacion in e nevojshëm, duhet të dorëzohet deri në Qytetin e Shkupit bul. Ilinden nr. 82, në arkivin e Qytetit të Shkupit, çdo ditë pune prej ora 09:30 deri në ora 15:00.

 

 Mënyra e realizimit të thirrjes publike

 

Kryetari i Qytetit formon komision për realizim të thirrjes publike, me vendim.

 

Komisioni ka për detyrë:

            -  Të kontrollojë kërkesat dhe dokumentacionet e arritura,

            - Të japë propozim deri tek Kryetari i Qytetit të Shkupit për miratimin ose mosmiratimin e kërkesës.

 

Pagesa e mjeteve do të realizohet në mënyrë sukseseve, sipas rendit të fletëparaqitjeve të arritura, deri në përmbushjen e buxhetit të paraparë për këtë qëllim, që është 10.000.000 denarë, por jo më së voni se 31.12.2017.

 

 Për kërkesat e arritura dhe të përpunuara do të përpilohet lista me të dhënat në vijim:

            - emri dhe mbiemri, adresa dhe telefoni për kontakt,

            - data dhe ora e fletëparaqitjes së arritur në thirrjen publike,

            - numri i llogarisë fiskale ose faturës,

            - shuma e kompensimit për kërkuesin dhe shuma e tatimi personal i fitimit.

 

Qyteti i Shkupit, varësisht nga dinamika e arritjes së fletëparaqitjeve, në mënyrë periodike do të informojë opinionin për mjetet e mbetura, deri në shfrytëzimin e tyre të tërësishëm, por jo më vonë se deri më 31.12.2017. Nëse do të harxhohen të gjitha mjetet e parapara financiare, Qyteti i Shkupit do të publikojë përfundimin e thirrjes publike në ueb faqen e vet. Mjetet financiare do të konsiderohen të harxhuara, gjegjësisht të dorëzuara kur me propozim të Komisionit, Kryetari do të sjellë vendim për pagesë të mjeteve.

 

Mënyra e realizimit të së drejtës së kompensimit

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit me propozim të Komisionit do të sjellë vendim për miratim të kërkesës dhe pagesë të mjeteve në shumë prej 50 %, por jo më shumë se 4.000 denarë, neto shumë, për person, për kërkuesit të cilët përmbushin kriteret në pajtim me thirrjen publike.

 

 Kryetari i Qytetit të Shkupit me propozim të Komisionit do të sjellë Vendim për refuzim të kërkesës nëse kërkuesi nuk ka dokumentacion të rregulluar dhe të kompletuar, gjegjësisht nuk përmbushë kriteret e definuara në pajtim me thirrjen publike.