QYTETI I SHKUPIT DO TË SUBVENCIONOJË BLERJEN E BIÇIKLETAVE TË REJA 15.6.2017

Qyteti i Shkupit këtë vit do të ndajë 10 milionë denarë për subvencionimin e  qytetarëve të Shkupit për blerjen e biçikletave të reja.

Siç informoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, në seancaën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit në rend dite është vendimi me të cilin parashihen subvencione deri në 4.000 denarë për blerje të biçikletës, dhe me këtë masë pritet të ndahen subvencione për të paktën 2.500 biçikleta.

-  Në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit kam propozuar projekt me të cilin Qyteti i Shkupit do të ndajë subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave, si një prej masave të drejtpërdrejta për avancimin e trafikut të çiklizmit në qytet, me qëllim që të inkurajojmë qytetarët që sa më shumë të përdorin biçikletën si mjet transporti. Qyteti i Shkupit gjatë viteve të kaluara ka punuar intenzivisht për të përmirësuar kushtet për përdorimin e biçikletave në Shkup, përmes realizimit të projektit për përmirësimin e infrastrukturës të çiklizmit në Shkup "Shkupi Qytet i Çiklizmit 2017". Me realizimin e këtij  projekti kapital, ne kemi krijuar kushte për përdorimin e biçikletave në Shkup dhe konsiderojmë se ka kushte të mjaftueshme për dhënien e subvencioneve për blerjen e biçikletave - tha kryetari Trajanovski.

Trajanovski tha se Qyteti i Shkupit intensivisht punon në zhvillimin e konceptit për qytet me transport të qëndrueshëm, përmes fushatave për përdorimin e transportit publik, blerjen e autobusëve të rinj ekologjik për transportin publik urban, ndërtimin e infrastrukturës të çiklizmit përgjatë bregut të lumit Vardar, sistemit të huazimit të biçikletave dhe projekte të tjera.

Ai theksoi se ky projekt realizohet në bashkëpunim me shoqatat qytetare dhe grupet joformale të përdoruesve të biçikletave, sugjerimet dhe propozimet e të cilëve janë pjesë përbërëse e të gjitha projekteve që kanë të bëjnë me përdorimin e biçikletave në Shkup.

Me projektin SHKUPI QYTET I ÇIKLIZMIT 2017 në qytet do të formohen katër rrugë kryesore për çiklizmin që do të shtrihen në drejtimin lindje - perëndim dhe 7 lidhje(konektorë) që shtrihen në drejtimin veri - jug, me një gjatësi totale prej 51 km. Deri më tani, e ndërtuar tërësisht është rruga 1, dhe çiklistët mund pa probleme të lëvizin përgjatë shtigjeve të reja të ndërtuara dhe të rindërtuara të cilat e lidhin Gazi Babën  përmes qendrës së qytetit me Karposhin. Në fazë përfundimtare është ndërtimi dhe rindërtimi i shtigjeve për biçikleta të rrugës 2, e cila do të lidhë komunën e Aerodromit përmes komunave Qendër dhe Karposh, deri te komuna Gjorçe Petrov. Shtigjet e  rrugëve të mbetura janë në fazën e projketimit dhe më pas do të vijon edhe ndërtimi i tyre.