AKSIONI PRANVEROR PËR MBJELLJEN E DRURËVE NË TERRITORIN E QYTETIT TË SHKUPIT NË PARKUN NATYROR GAZI 15.6.2017

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, drejtori i NP "Parqet dhe gjelbërimi" Dushan Aviroviq, dhe drejtorët dhe  nxënës të disa shkollave të mesme të cilat gravitojnë në këtë pjesë të qytetit, sot /30.03.2017, e enjte/ morën pjesë në mbjelljen e rreth 60 fiidanëve gjetherënës në parkun natyror "Gazi Baba".

- Sot në parkun natyror Gazi Babë vazhdojmë aksionin për mbjelljen e 5.000 fidanëve në Shkup, si pjesë e aksionit të Qytetit që filloi vjeshtën e kaluar për mbjelljen e 250.000 drurëve në territorin e qytetit të Shkupit. Në suaza të aksionit pranveror së bashku me komunat do të mbjellim 5.000 fidanë të cilësisë së lartë në pjesën e mesme të gjelbër të bulevardeve, në sipërfaqet e gjelbra publike, në parqe si dhe në qendrën sportive në Saraj. Siç e dini këtë aksion e realizojmë sipas planit për mbjellje të NP "Parqet dhe gjelbërimi". Vetëm në këtë vend, në parkun natyror "Gazi Babë" janë mbjellë 650 drunjë. Në këtë livadh nuk kishte drurë dhe vitin e kaluar si dhe këtë vit kemi mbjellë rreth 1.000 fidane. Drurët që janë mbjellë verën e vitit të kaluar i kemi ujitur dhe rreth 25% e tyre janë gjelbëruar. Të njëjtën do ta bëjmë edhe këtë verë në mënyrë që fidanët të mund t’u mbijetojnë temperaturave të larta. Këtë aksion planifikojmë ta vazhdojmë edhe në vjeshtë dhe të kontribuojnë për ajër më të pastër, mjedis jetësor më të pastër dhe për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve - tha kryetari Trajanovski.

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, tha se me kënaqësi janë kyç në këtë aksion për pyllëzimin e vendeve të zhveshura nga drunjtë apo vendet që janë prekur nga zjarret në pyllin Gazi Babë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që vijnë për rekreacion dhe të kënaqen me bukurinë e këtij park-pylli të sillen më me përgjegjsi gjatë qëndrimit të tyre, pasi ky vend janë mushkëritë e dyta të Shkupit.

Drejtori i NP "Parqet dhe gjelbërimi", Dushan Aviroviç, i falënderoi punonjësit dhe kryetarin Trajanovski për përpjekjet e tij për të realizuar këtë aksion të madh për mbjelljen e fidanëve cilësor në qytetin e Shkupit dhe tha se fidanët gjetherënës janë blerë nga NP "Parqet dhe gjelbërimi", me mjete financiare të ndara nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

Në mbjelljen e sotshme të fidanëve në park-pyllin Gazi Babë morën pjesë nxënës të shkollave të mesme "Pançe Arsovski", "Cvetan Dimov", "Arseni Jovkov", "Boro Petrushevski" dhe "8 Shtatori”.