REAGIM 13.6.2017

Qyteti i Shkupi reagon ndaj tekstit të botuar më 04.13.2017, me titull "Parqet e qytetit, e jo vendndërtimet e qytetit", i autorit Kiril Arsovski Przho (http://respublica.edu.mk/blog/2017-04-12-08 -48-00).

Ky tekst u publikua në kuadër në kuadër të projektit "Shprehja e interesit publik: Rritja e fuqisë së organizatave qytetare në Maqedoni (transparencë dhe llogaridhënie e institucioneve) ResPublica", dhe i njëjti është implementuar nga Instituti për studime të komunikimit.

Edhe pse është e qartë se bëhet fjalë për qëndrim individual të autorit, dhe i njëjti nuk i respekton  rregullat dhe parimet që i kërkon gazetaria dhe teksti gazetaresk, por ne megjithatë duhet të reagojmë, sepse në këtë tekst janë publikuar shumë gënjeshtra dhe spekulime dhe ato shërbejnë për keqinformim të mëtejmë të publikut në lidhje me këtë çështje. Përveç kësaj, konsiderojmë se është tejet joprofesionale që një institucion i lartë arsimor, siç është  Instituti për studime të komunikimit, të botojë tekst dhe i njëjti të jetë financiarisht i sponzorizuar për lexueshmëri më të madhe në rrjetet sociale, pa e verifikuar vërtetësinë e akuzave në tekst.

Qyteti i Shkupit reagon ndaj këtij teksti tendencioz, përplot me gënjeshtra, të pavërteta dhe spekulime në lidhje me parkun e ri zbavitës në Parkun e qytetit në Shkup.

Autori, edhe pse në më shumë vende ka vendosur lidhje interneti me informata ku qartë qëndron se parku zbavitës do të jetë në të njëjtin lokacion dhe në të njëtën sipërfaqe, në vazhdimësi në këtë tekst përdor termine dhe konstruksione si” Luna park i ri i zgjeruar në Parkun e qytetit në Shkup”, me çka manipulon me publikun se ky park do të jetë më i madh në sipërfaqe nga parku ekzistues zbavitës.

Autori në këtë tekst është selektues gjatë zgjedhjes së burimeve të cilat i citon, duke i dhënë të drejtë vetes që disa prej tyre t’i trajtojë si burime legjitime të informatave, ndërkaq kur si burim merret Qyteti i Shkupit, i njëjti është lëndë e mosbesimit dhe interpretimit personal.

Duke komentuar një reagim të Qytetit të Shkupit në një artikull të publikuar në portal, autori thotë se “Edhe pse demanti nga Qyteti i Shkupit ishte i shpejtë dhe prej aty polemizojnë rreth dimenzioneve dhe sipërfaqes të parkut zbavitës si dhe sigurojnë se nuk do të dëmtohet dukshëm sipëfaqja e gjelbër e parkut , pa ofruar me këtë rast asnjë plan për ndërtim ose plan për punë”….Nëse autori i këtij teksti ka ndarë disa minuta ta lexojë reagimin e Qytetit të Shkupit, lehtë do të vinte në përfundim se Qyteti i Shkupit si institucion nuk polemizon, por i kumton faktet që janë të njohura në përputhje me projektet dhe të gjitha dokumentet urbanistike.

Lidhur me pretendimet për jotransparencë, për të gjitha informatat e nevojshme autori ka mund në çdo moment të konsultohet me Qytetin e Shkupit dhe të parashtrojë pyetje  konkrete, si institucion kompetent për projektin e Parkut të qytetit dhe projektit për  ndërtimin e parkut të ri zbavitës. Megjithatë në këtë tekst, në përpjekje për të treguar bazë "të besueshme" për tekst profesional, autori vendos të thirret në informacione të tjera gjithashtu të pasakta dhe tendencioze, dhe rezultati gjithë kësaj është një tekst me pikëpamje personale të autorit.

Me të vërtetë përpjekja tendencioze të tregohet Qyteti i Shkupit si jotransparent në lidhje me projektin për rindërtimin dhe ndërtimin e parkut zbavitës në Parkun e qytetit, kur për të flitet më shumë dekada, dhe me kërkimim më të thjeshtë në internet secili mund të gjen një sasi tepër të madhe të informatave nga të gjitha fazat  e këtij projekti, nga planifikimi përmes buxhetimit dhe realizimit të procesit të furnizimeve publike dhe zbatimit të tyre. Në të vërtetë  e kemi të vështirë të besojmë se, pavarësisht nga qindra tekstet dhe informatat që janë dispozicion të publikut, autori i këtij teksti nuk ka arritur ta gjejë asnjë nga këto informata.