REAGIM 13.6.2017

Qyteti i Shkupit reagon ndaj informatave të pasakta të publikuara në disa portale të internetit për gjoja prerjen e drurëve në afërsi të Qendrës tregtare të qytetit.

Qyteti i Shkupit dëshiron ta informojë publikun se në këtë vendë është bërë krasitja e disa kaçubave, por nuk janë prerë drunjë siç thuhet. Janë kastruar kaçuba të llojit Taxus baccata, dhe nuk janë drunjë dhe kjo shihet qartë edhe në fotot që janë publikuar nga këto portale.

Shërbimet profesionale të NP "Parqet dhe gjelbërimi", pas kontrollit të kryer kanë  vlerësuar se të njëjtat janë tharë pjesërisht dhe duhet të hiqen. Në periudhën e ardhshme, ekipet e ndërmarrjes publike do ta rregullojnë tërësisht këtë hapësirë.

Përsërisim, në këtë lokacion asnjëherë nuk ka patur drunjë dhe në këto artikuj tendencioz shohim edhe një tjetër përpjekje për të manipuluar publikun.