U VENDOS BILBORDI EKOLOGJIK “CITY TREE” NË QENDËR TË SHKUPIT 12.6.2017

Ambasada gjermane dhe Qendra për hulumtime dhe informim për mjedis jetësor  "Eko-svest" sot /22.03.2017/ Shkupit i dhuruan billbord ekologjik - një kombinim i bimëve vaskulare dhe myku që krijojnë simbiozë, funksionojnë së bashku dhe  kontribuojnë në pastrimin e ajrit.

 

Në promovimin e billbordit "City Tree", i cili është vendosur në qendër të qytetit, në rrugën Nikolla Klusev, në afërsi të hotelit "Meriot", mori pjesë Sekretari i Qytetit të Shkupit, Marjanço Todorovski dhe ambasadorja e Gjermanisë në RM, Kristina Althauzer.

- Dua të shpreh falenderim për ambasadën gjermane dhe "Eko-svest" për këtë donacion funksioni kryesor i të cilit është që të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe kujdesin për mjedisin jetësor, të paralajmëroi për rreziqet nga ndryshimet klimatike dhe të na kujtoi rëndësinë që secili prej nesh duhet të kontribuojë për mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Qyteti i Shkupit është i hapur dhe mbështet projekte inovative në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Shpresoj se ky billbord ekologjik nuk do të jetë i vetmi në qytetin tonë - tha sot Sekretari i Qytetit të Shkupit, Marjanço Todorovski.

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Kristina Althauzer theksoi se çështjet klimatike i tejkalojnë kufijtë e shteteve.

- Çështjet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit jetësor janë prioritet në Gjermani. Qeveria jonë është shumë e përkushtur për këto çështje, dhe nxit aktivitete për mbrojtjen e mjedisit edhe jashtë vendit. Jam e kënaqur që realizimi i këtij projekti është rezultat i partneritet, i simbiozës, njëjtë sikurse edhe  funksionon billbordi "City Tree", nga i cili do të përfitojnë qytetarët e Shkupit - tha ambasadorja Althauzer.

Billbordi ekologjik, siç spjegoi Ana Çoloviç Leshoska nga "Eko-svest", është kombinim i bimëve vaskulare dhe mykut që krijojnë simbiozë me fuqi për të absorbuar grimcat e dëmshme nga ajri (NO2, CO2 dhe grimcat e ngurta prej 10 dhe 2.5 mikrometra ).

Billbordi ka efekt të filtrimit të ajrit sa 275 drunjë gjatë një viti. City Tree është instalacion i qëndrueshëm me sistem të ujitjes, dhe panel diellor.

Bilbord i këtillë dje është vendosur  në Tetovë.