NJË DELEGACION NGA QYTETI I NANÇANGUT E VIZITOI QYTETIN E SHKUPIT 9.6.2017

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, anëtarët e Këshillit të Qytetit, Slobodanka Aleksovska, Dragi Davcevski dhe Qemal Musliu sot më datë /28.03.2017, e martë/ realizuan takim me një delegacion nga qyteti i binjakëzuar Nançang, Republika Popullore e Kinës.

Delegacioni nga Nançangu  udhëhiqej  nga Hua Qing (Hua Qing), zëvendës kryetar i Nançangut, dhe i njëjti përbëhej nga përfaqësues të autoriteteve lokale dhe rajonale në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, industrisë dhe teknologjive informatike.

Mysafirëve Kryetari Trajanovski u dëshiroi mirëseardhje dhe shprehu shpresën se do të kalojnë bukur dhe do të kenë qëndrim të këndshëm në Shkup. Ai theksoi se Shkupi dhe Nançangu kanë  histori të pasur të bashkëpunimit të suksesshëm në shumë fusha dhe se i njëjti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy qyteteve, i cili është i mirë, dhe për më shumë forma tjera që do ta kishin thelluar edhe më shumë atë. Si fusha që mund të përmirësohet ky bashkëpunim, në takim u veçuan ekonomia, turizmi, teknologjia e informacionit dhe industritë farmaceutike.

Shkupi dhe Nançangu janë binjakëzuar që nga viti 1985, ku gjithnjë ka patur bashkëpunim të shkëlqyer, kryesisht në fushën e kulturës. Gjatë dy viteve të kaluara në Shkup për vizitë kanë qëndruar ansamblet  kulturore nga Nançangu, ku me performancë të veçantë është shënuar Viti i Ri kinez.

Gjatë vitit të shkuar 2016, një delegacion nga Qyteti i Shkupit, i përbërë nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të administratës dhe Këshillit të Qyteti të Shkupit ishin në vizitë disa ditëshe në Nançang.

Nançangu është kryeqyteti i provincës Jiangçi (Jiangxi) në pjesën juglindore të Kinës dhe ka një popullësi prej mbi 5 milionë banorë. Nançangu është një nga qendrat më të mëdha të industrisë së automobilave në Republikën Popullore të Kinës, si dhe qendër për prodhimin e medikamenteve  tradicionale kineze. Në vitet e fundit Nançangu është shbdërruar në qendër të teknologjisë së lartë të informatikës".