UJËRAT E VARDARIT U PASURUAN ME TROFTË ENDEMIKE 29.6.2017

Në organizim të Qytetit të Shkupit, Federata e peshkatarisë së Maqedonisë, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe kkonomisë së ujërave, Inspektoriati shtetëror i bujqësisë, përfaqësues të Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor sot 09.05.2017 në ujërat e lumit Vardar, tek hoteli Aleksandar Pallas , u lëshuan 10.000 copë troftë endemike maqedonase (Salmo macedonikus- Karaman, 1924).

Seksioni për turizëm - Sektori për ZHEL, në Programet e tyre për zhvillimin e turizmit dhe për përmirësimin e kushteve të qëndrimit të turistëve në qytetin e Shkupit prej vitit 2008 deri 2017, e kanë parashikuar dhe realizuar aktivitetin për pasurimin e ujërave në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht për ujërat e lumit Vardar dhe Treskës dhe liqenin e Matkës.

Qëllimi i projektit për pasurimin e liqenit me peshq është që të mundësohet mbrojtja e troftës maqedonase dhe të rritet numri i troftave në ujërat e lumit Treska, duke përfshirë edhe akumulimet Matka, SvetaPetka dhe Kozjak.Nëse nuk bëhet kjo ekziston rreziku që të humben  përgjithmonë këto lloje të veçanta të peshkut, trashëgimi e jona natyrore dhe simboli i yni.

Gjithashtu, projekti do të kontribuojë në mbrojtjen e troftës së Maqedonisë si pjesë e trashëgimisë së pasur natyrore të kanjonit Matka, pasurimin e atraksionit turistik nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të cilësisë së lartë të peshkimit rekreativ dhe sportiv, rritjen e ndërgjegjësimit, forcimin e rolit të turizmit dhe pjesëmarrjen e komunitetit në aktivitetet turistike me qëllim që të mundësohet dhe zhvillohet  turizmi ekonomik, i qëndrueshëm dhe ekologjik lokal. 

Pas përfundimit të aktiviteteve të këtij viti, është planifikuar që projekti të vazhdon vitin e ardhshëm me pasurimin e ujërave në Republikën e Maqedonisë, respektivisht lumenjtë Treska,Vardari dhe liqeni i Matkës

 

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Qyteti i Shkupit, Federata e peshkatarisë së Maqedonisë, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe kkonomisë së ujërave, Inspektoriati shtetëror i bujqësisë, përfaqësues të Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe Instituti për blegtori, Departamenti i peshkimit.