"RITMI VEROR I SHKUPIT” NË SHESHET E QYTETIT 27.6.2017

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në kuadër të Muzikantët dhe artistët rrugor, edhe këtë vit realizohet projekti "Ritmi veror i Shkupit" në pjesën qendrore të qytetit, gjegjësisht në sheshet Nënë Tereza para objektit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, në Sheshin VMRO, Sheshin Maqedonia.

Ky projekt është nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, ndërsa e organizon dhe realizon IP Qendra e Kongreseve “Aleksandri i Maqedonisë”  - Shkup.

Projekti Ritmi veror i Shkupit mbahet në disa sheshe të pjesës qendrore të qytetit dhe synon ringjalljen kulturore të shesheve përmes kulturës urbane, gjegjësisht të ofrojë përmbajtje kulturore të denjë për një metropol. Programi është i larmishëm dhe i pasur dhe ka për qëllim të gjenerojë audiencë të re dhe të vjetër përmes programit cilësor dhe kulturor-artistik dedikuar për qytetarët dhe turistët, që gjatë verës qëndrojnë në qytetin tonë.