NESËR FILLON "VERA E SHKUPIT 2017" 23.6.2017

Në konferencën për media, e cila u mbajt sot /20.06.2017, e martë/ në kafeterinë "Pelister" për edicionin e këtij viti të "Vera e Shkupit" kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, Mirko Stefanovski nga Drejtoria për kulturë dhe art, Ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, si dhe  Edina Seleskoviç dhe Omer Faruk Tekbilek, i prezantuan detajet e përmbajtjes së këtij manifestimi ndërkombëtar.

- Drejtoria për kulture dhe art shkupjanëve u ofron përmbajtje artistike të cilat sikurse edhe në 37 vitet e kaluara, do ta pasurojë ofertën kulturore të qytetit të Shkupit. Edhe sivjetë Vera e Shkupit, në 40 ditët programore, përmes ngjarjeve të ndryshme kulturore dhe aktiviteteve, Shkupin do ta bëjë nikoqir të artistëve nga 16 vende të botës, gjegjësisht shfaqjeve muzikore, ekspozita arti, shfaqje teatrore, promovime librash dhe aktivitete të tjera kulturore. Mysafirë eminentë -artistë janë  këtu për ta bërë qytetin tonë edhe më të pasur me ngjarje kulturore, ndërkaq ne si audiencë jemi këtu për t’u mahnitur nga shfaqjet e tyre. Të gjitha këto forma të shprehjes artistike sikur tashmë të jenë pjesë e qytetit. Lokacionet e qytetit si:Ura e Gurit, Çarshija e Vjetër, Suli Ani, së bashku me loaklitetet tjera sikur së bashku krijojnë magjinë e krijimtarisë, në mënyrë që mjeshtëria të jetë më mjeshtrore. Ju ftoj të gjithëve të kënaqemi në pasurinë kulturore të "Vera e Shkupit 2017", - tha kryetari Trajanovski.

Mirko Stefanovski nga Drejtoria për kulturë dhe art shprehu kënaqësinë që patën sukses që Omer Faruk Tekbilek ta hap edicionin e sivjetmë të Vera e Shkupit dhe se ata si organizatorë të kësaj ngjarje janë të sigurt se performanca e tij do ta shënojë këtë festival.

Omer Faruk Tekbilek (USA / Turqi), i cili me ansamblin e tij në Operën dhe baletin e Maqedonisë do ta hapë Vera e Shkupit tha se është më se i lumtur dhe se shpreson që këto ndjenja do t’ia  përcjellë edhe publikut në koncertin nesërm, i cili do të jetë  kolazh i muzikës folklorike dhe romantike. .

- Unë personalisht jam i bindur se muzika është gjëja më e mirë që mund të na bashkojë të gjithë ne. Dua të theksoj se jam i nderuar dhe krenar që unë do të hap sivjet Verën e  Shkupit - tha Tekbilek.

Ambasadori i Sllovenisë në RM, Milan Jazbec theksoi se bashkëpunimi i Maqedonisë dhe Sllovenisë zgjat tashmë 25 vite dhe me këtë rast, të enjten me 22 qershor do ta shënojnë këtë ditë në kuadër të Vera e Shkupit me perforamcën e grupit Laçni Franc në sheshin Nënë Tereza, si dhe me ekspozitën e “Stripi slloven nga klasikët e deri te e ardhmja” në foajenë e BOM.

Nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së kulturës së Republikës së Maqedonisë, këtë vit "Vera e Shkupit" do të ofrojë rreth 50 përmbajtje programore, koncerte të muzikës klasike, popullore dhe muzikës xhaz, drama, dhe shfaqje të baletit dhe operas, ekspozita dhe filma, projekte të veçanta dhe premiera. Kryeqendra e shtetit do të pulsojë në ritmin e kreativitetit të artistëve nga 16 vende të botës.

Qyteti i Shkupit i fton qytetarët e Shkupit dhe mysafirët të jenë pjesë e një tjetër edicioni të mrekullueshëm të "Vera e Shkupit", e cila është shenjë e njohur kulturore e qytetit tonë dhe Republikës së Maqedonisë.