EDICIONI I DHJETË I “SHIH MUZIKË, DËGJO FOTOGRAFI, FITO LIBËR”! 23.6.2017

Sonte në mbrëmje /22.06.207, e enjte/ në ora 21:00 në Parkun e qytetit, nën qiellin e hapur, do të kumbojë muzika e një nga grupet më me ndikim të të gjitha kohërave - "Pink Floyd"!

Spektakli i dhjetë jubilar  "Shih muzikë, dëgjo fotografi, fito libër!" na i sjell temat e përjetshme të katërshes muzikore edhe atë me orkestër simfonike, respektivisht Filarmonia e Maqedonisë do të performojë shumë nga hitet e tyre.

Dirigjimi dhe aranzhmani janë të Xhijan Emin dhe si solist (vokal dhe kitarë) do të performojë Adi Imeri.

Edhe këtë vit, sikurse edhe vitet e kaluara, të pranishmit do të fitojnë dhuratë një libër të mirë - "Për ecjen nëpër akull" nga Verner Hercog.

Organizatorët e ngjarjes, Filarmonia e Maqedonisë dhe Qendra kulturore rinore, publikut do t'i japin mundësinë që të kënaqen edhe në performancat e artit, këtë herë të  artistëve Juliana Geshovska dhe Ilija Spasovski-Çendo.