U MBAJT „GARA ME ROSHULLA 2017“ 22.6.2017

 

 

 

 

Sot, nën moton "Vozisim drejt ardhmërisë" për të gjashtën herë u mbajt "Gara me roshulla 2017", në organizim të Qytetit të Shkupit dhe IP "Qendra Kulturore për fëmijë- Karposh".

Në roleriadë morën pjesë rreth 800 nxënës nga 28 shkolla fillore të Shkupit dhe rrethinës.

Pjesëmarrësit në garën me roshulla vozitën prej te fontana në Parkun e qytetit nëpër bulevardin"Ilinden" deri te  kryqëzimi i bulevardit "Ilinden" me  rrugën "Nikola Tesla", dhe u kthyen në pikën startuese.

 

"Roler gara 2017", filloi  me garën e vajzave ku vendin e parë e fitoi Natalija Minovska  nga SHF” J. H. Pestaloci”, vendin e dytë e fitoi Ivana Tançin nga  SHF ”Goce Dellçev”, ndërsa vendin e tretë e fitoi Anxhelika Janevska nga SHF ”Dimitar Berovski”.

Në garën e djemve fitoi Nikolla Novakoviç nga shkolla fillore "Bllazhe Konevski", vendi i dytë shkoi për Nikola Mitroviç  nga SHF" J. H. Pestaloci ", dhe i treti ishte Nikola Baxhakov nga shkolla "J.H.Pestaloci".

Nxënësit të cilët morën vendin e pare fituan roshulla me pajisje mbrojtëse, ndërsa ata që u plasuan në vendin e dytë fituan roshulla dhe nxënësit në vendin e tretë fituan pajisje mbrojtëse.

Qëllimi i këtij aksioni masiv rekreativ është zhvillimi i shpirtit sportiv dhe dëshirës për aktivitetet sportive tek të rinjtë tanë.

 Në Garën me roshulla, e cila këtë vit u mbajt për të gjashtën herë, mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupt, Koce Trajanovski.