NË QYTERIN E SHKUPIT KANË ARRITUR MË SHUMË SE 2 100 KËRKESA PËR SUBVENCIONIM PËR BLERJEN E BIÇIKLETA 11.7.2017

Që nga publikimi i thirrjes publike e deri më sot në sportelet e Qytetit të Shkupit kanë arritur  më shumë se 2 100 kërkesa për subvencionim për  blerjen e biçikletave.

Komisioni i formuar çdo ditë i përpunon kërkesat dhe vendos për të njëjtat sipas kritereve të miratuara paraparkisht për marrjen e subvencioneve për blerjen e biçikletës.

Duke pasur parasysh se mjetet të cilat Qyteti i Shkupit, kishte parashikuar për këtë qëllim janë të kufizuara (10 milionë denarë), apelojmë tek të gjithë të interesuarit për marrjen e kompenzimit të një pjese të shpenzimeve të blerjes së biçikletës të njëjtën gjë ta bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur .

Kërkesa për shfrytëzim të së drejtës për kompensim të pjesës së shpenzimeve për blerje të biçikletës, së bashku me dokumentacion in e nevojshëm, duhet të dorëzohet deri në Qytetin e Shkupit bul. Ilinden nr. 82, në arkivin e Qytetit të Shkupit, çdo ditë pune prej ora 09:30 deri në ora 15:00.

 

Thirrja publike me kriteriumet dhe kërkesën gjendet në linkun e mëposhtëm