ZGJEROHET KORSIA RRUGORE NË BULEVARDIN ARADHAT PARTIZANE 11.7.2017

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP "Rrugë dhe rrugica” këto ditë kanë kryer aktivite  ndërtimore për zgjerimin e rrugës në bulevardin Aradhat partizane që të fitohet korsia e katërt rrugore për kthim në të majtë në kryqëzimin me rrugën Franklin Ruzvelt.

 

Zgjerimi i rrugës është bërë me shkurtimin dhe ngushtimin e zhardinierës së bulevardit në gjatësi prej 100 metra dhe gjerësi prej 3 metra.

 

Pas përfundimit të këtyre punimeve ndërtimore, në këtë pjesë të bulevardit do të vendoset  shtresë e re e asfaltit.

 

Pas përfundimit të këtsaj korsie rrugore, NP "Rrugë dhe rrugica" planifikon që të bëjë zgjerimin edhe në katër kryqëzimet përgjatë bulevardit Aradhat partizane ku nuk ka vend për të kthyer majtas.