VAZHDOHET KORSIA PËR BIÇIKLETA DHE ROSHULLA NË BREGUN E LUMIT VARDARA NË LISIÇE TË EPËRME 6.7.2017

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP "Rrugë dhe rrugica" po asfaktojnë korsinë për biçikleta dhe roshulla përgjatë lumit Vardar në Lisice të epërme, në pjesën nga parku i madh në bulevardin Ekspedita e shkurtit deri te ura e hekurt në Lisice të epërme, nga ana e djathtë.

 

Kjo korsi është formuar në gjatësi prej 2.000 metra, me gjerësi prej katër (4) metra. Në terren është bërë gëryerja, është vendosur shtresë e tamponit dhe skajore, dhe pastaj edhe shtresa e re e asfaltit.

 

Korsia për biçikleta përgjatë lumit Vardar që shtrihet nga parku i madh i bulevardit Ekspedita e shkurtit deri te ura e hekurt në Lisiçe të epërme, deri në fund të rregullimit të lumit Vardar, është vazhdim i korsisë që shtrihej nga ura "Todor Aleksandrov" deri te parku i bulevardit Ekspedita e shkurtit.

 

Qyteti i Shkupit viteve të fundit ka punuar intensivisht në ndërtimin dhe rindërtimin e korsive të çiklizmit në qytet që të formohet rrjeti i shtigjeve të shënuara dhe të lidhura  që çiklistëve do të mundësojë pa pengesa dhe të sigurtë të arrijnë në destinacionin e dëshiruar. Kështu, në kuadër të projektit "Shkupi qytet i çiklizmit 2017" janë ndërtuar dhe rindërtuar shtigje të biçikletave në gjatësi prej rreth 18 km dhe janë ndërtuar edhe korsi për biçikleta dhe rroshulla në të dyja anët përgjatë lumit Vardar.