U RIPARUAN STACIONET E AUTOBUSËVE NË BULEVARDIN ARADHAT PARTIZANE DHE NË BUNJAKOVEC 5.7.2017

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot /22.05.2017/, po asfaltojnë stacionin e autobusit "Katedralja" në bulevardin Aradhat partizane, që u riparua gjatë ditëve të kaluara.

Në inspektimin e punëve ndërtimore të këtij stacioni të autobusëve sot ishte Kryetari I Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Gjatë punimeve ndërtimore u gërrye asfalti i vjetër dhe i dëmtuar në gjatësi prej 120 m, u sanua shtresa e poshtme tamponike dhe u vendos rrjeti polimer. Shtresa finale e asfaltit që po vendoset është e tipit Split Mastiks 16.

Gjatë ditëve të kaluara ekipet e Qytetit të Shkupit kanë riparuar edhe stacionin e autobusëve para Portës Bunjakovec, në bulevardin Aradhat partizane.

Asfalti ekzistues i dëmtuar u gërrye në gjatësi prej 70 m, u sanua shtresa e poshtme tamponike dhe u vendos rrejeti polimer. Shtresa finale e asfaltit që po vendoset është e tipit Split Mastiks 16.

Në riparimin e këtyre dy stacioneve të autobusëve në bulevardin Aradhat Partizane punuan ekipet e kompanisë ndërtimore “Eskavatori”, ndërsa Qyteti i Shkupit për këtë projekt ndërtimor ka ndarë gjithsej 6,8 milionë denarë. 

Në periudhën që vijon Qyteti i Shkupit do të punojë edhe në rikonstruimin e tre stacioneve të utobusëve –para Fakultetit të ndërtimtarisë dhe përballë tij, si dhe stacionin e autobusëve te salla sportive në Autokomandë në bulevardin Aleksandri i Maqedonisë.