MATURANTËT LUAJTËN KUADRIL NË SHESHIN “MAQEDONIA” 5.7.2017

Në sheshin "Maqedonia", sot /19.05.2017/ u mbajt manifestimi tradicional "Parada e maturës 2017” ku maturantët  nga Shkupi saktë në mesditë, së bashku me moshatarët e tyre nga më shumë qytete të vendit tonë dhe nga Evropa luajtën “Kuadril” nën tingujt e operës së shtrausit . Paradën e matures, e 11-ta me rradhë e hapi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe euroambasadori Samuell Zhbogar.   

-Maturantë, me përfundimin e shkollës së mesme, para jush qëndrojnë shumë mundësi. Ju dëshiroj t’i shfrytëzoni sfidat e reja, sinqerisht shpresoj, se me sukses do t’i kaloni të gjitha sfidat me elanin tuaj rinor, energjinë dhe entuziazmin që keni. Sot, do të lidheni me qindra e mijëra maturantë nga shumë qytete evropiane dhe do të bashkoheni me ushtrinë e re të të rinjve që ndjekin trendet e reja të festimit, por edhe të bashkimit. Shpresojmë se shembulli juaj do të ndiqet nga gjeneratat e ardhshme të matuarntëve, të cilët do ta vazhdojnë traditën dhe ta përcjellin porosinë për paqe dhe tolerancë në botë. Ju uroj fat dhe sukses në rrugën drejt botës të të rriturve, në përfitimin e të mirave që sjell liria personale dhe e përbashkët, në festimin e rinisë dhe kënaqësisë në jetë - tha sot kryetari Trajanovski.

Në paradën e maturës sivjet morën pjesë më shumë se 1000 nxënës të disa shkollave të mesme në Shkup, si dhe nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia. Së bashku me maturantët nga Shkupi dhe qytete të tjera të vendit në të njëjtën kohë kuadril luajtën  edhe maturantët nga 120 qytete  në 15 shtete të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

 

Para fillimit të vallëzimit “kuadril” maturantët dhanë betimin për paqe dhe tolerancë dhe kundër dhunës.

 

Nikoqir i manifestimit të sivjetmë "Parada e matures" është Qyteti i Shkupit, ndërsa organizatorë janë Drejtoria për kulturë  dhe art - Shkup në bashkëpunim me klubin vallëzues "Ritam Plus". Mbështetës i kësaj ngjarje tradicionale është Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.