U ZGJERUA DHE U RIPARUA NJË PJESË E BULEVARDIT ASNOM 5.7.2017

 

 

Qyteti i Shkupit i përfundoi punimet ndërtimore për  zgjerimin dhe rikonstruimin e bulevardit ASNOM, në pjesën nga objekti i Federatës së futbollit të Maqedonisë (Shtëpia e futbollit) deri te shtëpitë e para në rrugën Todor Çangov, në Lisiçe.

Me këtë projekt janë zgjeruar dhe riparuar 430 metra të bulevardit ASNOM dhe rruga tani ka katër (4) korsi rrugore (nga dy korsi në çdo drejtim) të gjera nga 3.5 metra. Është regulluar edhe zhardiniera qendrore me gjerësi të ndryshueshme nga 2 deri në 5 metra, si dhe trotuaret dhe shtigjet për biçikleta.

Është e rëndësishme që gjatë punimeve ndërtimore u formua kryqëzim i ri në bulevardin ASNOM me bulevardin Ekspedita e shkurtit, si dhe janë rregulluar dy stacione të reja të autobusëve.  

Zgjerimi i bulevardit ASANOM u shfrytëzua edhe për vendosjen e kanalizimit të ri atmosferik me gjatësi prej 221 metër dhe me profil të gypave prej  500 mm.

Për ndriçimin e rrugës të sapozgjeruar  janë vendosur 28 shtylla për ndriçimin rrugor, të lartë 10 metra.

Në zgjerimin dhe rikonstruimin e bulevardit ASNOM, në pjesën nga objekti i Federatës së futbollit të Maqedonisë (Shtëpia e futbollit) deri te shtëpitë e para në rrugën Todor Çangov, në Lisiçe kanë punuar ekipet e kompanisë “Beton” SHA Shkup.

Në këtë projekt të rëndësishëm Qyteti i Shkupit ka investuar 31,8 milionë denarë me TVSH.

Me këtë zgjerim, bulevardi ASNOM do të paraqet shërbim të vërtetë për banorët e ndërtesave të reja që janë ndërtuar në afërsi të tij, do ta lehtësojë zhvillimin e trafikut rrugor dhe do të mundësojë zhvillimin e shpejtë të komunës së Aerodromit.