MBULOHET KANALI PËRÇUES NË NEREZ 29.8.2017

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, sot /04.07.2017, e martë/ i mbikqyrën punimet ndërtimore për mbulimin e kanalit përçues në vendbanimin Nerez, Komuna e Karposhit.

- Sot po i inspektojmë punimet ndërtimore për sanimin e kanalit që vjen nga fshati Krushopek dhe mbaron në Parkun e qytetit. Këtë kanal Qyteti i Shkupit e ka pastruar  disa herë gjatë vitit përgjatë tërë gjatësisë së tij, gjithashtu, para disa viteve e kemi sanuar edhe mekanizmin i cili lëshonte ujë në  këtë kanal, sepse ka pasur periudha, para se të vij unë si kryetar, por dhe në vitet e para të mandatit tim, gjatë gjithë verës  të mos vijë ujë në Kopshtin zoologjik dhe në Parkun e qytetit. Kjo tani është e kaluar pasi që kanali  është pastruar përgjatë gjithë gjatësisë. Megjithatë, në këtë vend ku jemi tani, në Nerez të mesëm, ndodhi një problem, pasi që kanali është i hapur dhe aty hudhen gjësende të ndryshme, të cilat e ndotin ujin dhe kanë pasur ndikim negativ në mjedisin jetësor, si dhe e pengojën rrjedhën e ujit në kanal. Duke u nisur nga ky problem, së bashku me kryetarin e Karposhit vendosëm që ky kanal në gjatësi prej 250 metra të mbyllet, ndërsa mbyllja bëhet  duke vendosur gypa të betonit në kanal, të gjerë 1.000 mm, dhe pastaj kjo pjesë të asfaltohet. Kështu që ujërat e këtij kanali do të mbeten të pastër dhe të pandotur. Gjithashtu, qytetarët e kësaj pjese të qytetit do të fitojnë një vend të këndshëm për  shoqërim. Për realizimin e këtij projekti Qyteti i Shkupit nga buxheti i ka ndarë rreth 5 milion denarë - tha kryetari Trajanovski.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, theksoi se realizimi i këtij projekti është një shembull tjetër i bashkëpunimit të shkëlqyer me Qytetin e Shkupit dhe se këtë  bashkëpunim planifikojnë ta vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ai, gjithashtu tha se planifikojnë të bëjnë rregullimin hortikulturor të kësaj hapësire dhe të vendosin ulëse për qytetarët që të  mund të kënaqen në këtë ambient të këndshëm.