EDICIONI I DHJETË JUBILAR I “SHIQO MUZIKË, DËGJO FOTOGRAFI, FITO LIBËR”! 18.8.2017

 
     
 

 

 

 

 

Dje në mbrëmje /22.06.207, e enjte/ në Parkun e qytetit, u mbajt spektakli multimedial “Shiqo muzikë, dëgjo fotografi, fito libër” në organizim të Filharmonisë së Maqedonisë dhe Qendrës kulturore rinore.  

Spektakli i dhjetë jubilar i “Shiqo muzikë, dëgjo fotografi, fito libër” na i solli temat e përjetshme të katërshes muzikore edhe atë me orkestër simfonike, respektivisht Filarmonia e Maqedonisë performoi hitet e një nga grupeve më me ndikim të të gjitha kohërave - "Pink Floyd"!

Filarmonia e Maqedonisë dhe këtë vit interpretoi nën dirigjimin e maestros Emin Gjijan, si solist (vokal dhe kitarë) performoi Adi Imeri, ndërkaq bendi ishte në përbërje të: Aleksandar Pop Hristov, kitarë, Ivan Bejkov, bas elektrik, Aleksandar Pujovski, kitarë, Martin Vuçiq, bateri, Blagoja Perunovski, klaviaturë, Marijana Nikoloska, piano dhe Vladimir Pop Hristov, Sara Nikolovska dhe Ana Kostadinovska vokal shoqërues.

Publiku deri sa zgjati koncerti u kënaq edhe në krijimtarinë e artistëve Juliana Geshovska dhe Ilija Spasovski-Çendo.