REAGIM 17.8.2017

Qyteti i Shkupit raegon ndaj akuzave të disa banorëve të Kisella Vodës, të cilët kanë frikë se do të mbesin pa qasje për në shtëpitë e tyre, në kuadër të projektit për depërtimin e  bulevardit Serbia deri te rruga Hristo Tatarçev, ku do të ndërtohet kryqëzimi me  rrethrrotullim.

Dëshirojmë ta informojmë publikun se ndërtimi i këtij projekti është duke u zhvilluar në përputhje me të gjitha rregullat ligjore dhe janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore, nga projektimi e deri te realizimi i projektit.

Përveç kësaj, Qyteti i Shkupit plotësisht e hedh poshtë spekulimin se me realizimin e këtij projekti, disa personave do t’u pamundësohet qasja në shtëpitë e tyre dhe vërtetë nuk e dijmë se prej nga vijnë këto spekulime.

Përsërisim, me realizimin e këtij projekti nuk do të mbyllen rrugët dhe asnjë qytetarë nuk do të mbetet pa qasje në shtëpinë e tij.

Qyteti i Shkupit vitet e fundit ka ndërtuar 7 kryqëzime me rrethrrotullim, si dhe shumë bulevarde dhe projekte infrastrukturore, dhe deri tani nuk ka ndodhur ndonjëherë që me ndërtimin e tyre dikujt t’i pamundësohet qasja për në shtëpinë e tij.

U bëjmë thirrje banorëve të këtij lokacioni të mos besojnë në informata të rreme që qarkullojnë në publik dhe për çdo informatë të drejtohen në Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Kisella Vodës.

Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të jetë në kontakt me banorët, realizuesit e projektit dhe Komunën e Kisella Vodës për të tejkaluar të gjitha problemet dhe keqkuptimet në lidhje me këtë projekt.

Me këtë projekt, Qyteti i Shkupit kryen zgjerimin dhe rikonstruksionin e bulevardit "Serbia" nga rrethrotullimi te Çimentorja deri te rruga "Hristo Tatarçev" dhe në fund të këtij bulevardi do të ndërtohet rrethrotullim i ri midis bul.“Serbia” dhe rrugës"Hristo Tatarçev" dhe rrugës “Hristo Tatarçev(krahu) 2".

Bulevardi "Serbia" do të rindërtohet dhe të zgjerohet në gjatësi totale prej 868 metra, ku do të formohen 4 korsi rrugore në gjerësi prej 3.5 metra, ndërsa gjatësia e përgjithshme e këtij bulevardi të rindërtuar dhe zgjeruar është rreth 1.400 metra . Në fund të bulevardit të ri do të ketë rrethrrotullim i cili do të formohet në mes bul."Serbia" dhe rrugës "Hristo Tatarçev" dhe rrugës “Hristo Tatarçev(krahu) 2",me diametër prej 36 metrash.