ASFALTOHET RRUGA SARAJ 15.8.2017

 

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot /12.04.2017/ po e asfaltojnë rrugën Saraj, e cila në periudhën e kaluar u riparua në pjesën prej te tempulli "Shën Zllata Meglenska" deri te rruga që çon në fshatin Ljubin.

Në këtë fazë të parë të projektit për rindërtimin e rrugës Saraj janë riparur 665 metra të kësaj rruge të rëndësishme.

Gjatë punimeve ndërtimore në rrugën Saraj është gërryer asfalti ekzistues dhe i dëmtuar, dhe është vendosur asfalt i ri. Në këtë rrugë gjithashtu po rregullohen edhe  trotuaret përgjatë rrugës, si dhe janë nivelizuar pusetat.

Qyteti i Shkupit për këtë projekt, i cili do të rrisë në masë të madhe sigurinë në komunikacionin rrugor, ndërsa rrugës do t’i jep pamje të re dhe të rregullt, do të ndajë rreth 5 milionë denarë.

Në terren janë duke punuar ekipet e kompanisë ndërtimore "Pellagonia" SHA Gostivar.

Qyteti i Shkupit është duke punuar edhe në përgatitjet për realizimin e fazës së dytë dhe të tretë të projektit për rindërtimin e rrugës Saraj, me çka kjo rrugë e rëndësishme do të rikonstruohet dhe do të fitojë pamje të re në pjesën nga tempulli "Shën Zllata Meglenska" deri te kryqëzimi me rrugën lokale –lokaliteti Matka dhe qarkorja Tetovë.