SONTE FILLON FUNDJAVA E DHJETË GURMANE ME BIRRË “PIVOLEND 2017” 15.8.2017

Prej sonte 7 gusht deri më 12 gusht në Kalanë e Shkupit për herë të dhjetë do të mbahet manifestimi tradicional - Fundjava gurmane me birrë "Pivolend 2017".

Për shkak të përvjetorit jubilar, festivali do të zgjasë gjashtë ditë,nga dita e hënë deri të shtunën. Përveç muzikës, ky Pivolend do të jetë i dedikuar edhe për futbollin. Rreth 100 lloje të birrës, muzikë dhe fudbooll- kombinim I shkëlqyer për një përjetim të paharrueshëm për herë të dhjetë në Kalanë e Shkupit.

Në Pivolend këtë vit do të ketë porgram të pasur muzikor ku do të performpojnë gruoet Van Gog, Neverne Bebe, Sars, Negativ, si dhe rap përbërja maqedonase SAF. Për adhuruesit e futbollit më 7 dhe 8 gusht, duke qenë se në të njëjtën kohë mbahet Superkupa janë përgatitur më shumë përmbajtje ku mund të kënaqen në atmosferë tifozëse.

Këtë vit me mbajtjen e Pivolendit në fakt  fillon edhe argëtimi i madh veror "SUPER SHKUPI", që do të mbahet në disa lokacione në qytet. Më 18 dhe 19 gusht ahengu do të organizohet në kejin 13 nëntori, më 25 dhe 26 gusht në Çarshinë e vjetër, më 1 dhe 2 shtator në rrugën Maqedonia dhe më 8 dhe 9 shtator në lagjen Debar maalo. Dhe në të gjitha këto 4 vende, në 2 lokacione, çdo të premte dhe të shtunë në mbrëmje, banorët dhe vizitorët e Shkupit do të kënaqen me  muzikë të mirë.

Festivali mbahet nën patronazhin e Qyteti të Shkupit, ndërkaq këtë vit për realizimin e tij nga buxheti janë ndarë 600.000 denarë.

Për shkak se bëhet fjalë për ditëlindjen jubilare të Pivolendit janë duke u përgatitur shumë befasira.

Ejani, shikoni, pini! 10 vjet Pivolend!