FILLOI “VERA E SHKUPIT 2017” 15.8.2017

Dje /21.06.2017, e mërkurë/, me performancën e Omer Faruk Tekbilekut (USA / Turqi) dhe ansamblit të tij në Operën dhe baletin e Maqedonisë, filloi manifestimi ndërkombëtar kulturor Vera e Shkupit, që tradicionalisht  fillon në ditën e parë verës, dhe në ditën botërore të muzikës

Në hapjen solemne të edicionit të 38 të këtij festivali, mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili zyrtarisht e shpalli festivalin të hapur.

- Me entuzizëm dhe përkushtim, 38 vjet më parë, më 21 qershor - fillimi kalendarik i verës dhe Ditës botërore të muzikës, Drejtoria për kulturë dhe art e filloi historinë e gjatë të Vera e Shkupit. Ndoshta, edhe duke mos besuar se ky festival, pavarësisht këmbënguljes, do të bëhet shenjë kulturore dhe simbol i jetës artistike në qytetin tonë, entuziastët e Drejtorisë na dëshmuan se për artin nuk ekziston as kohë e as hapësirë si faktor kufizues. Gjatë viteve të kaluara përmes programit të zgjedhur me kujdes të festialit Vera e Shkupit, kanë performuar një numër i madh i artistëve dhe ansambleve, duku u ofruar kështu dashamirëve të artit energjinë krijuese në zhanre dhe drejtime të ndryshme artsitike në muzikë, teatër, film, letërsi, artet pamore, si dhe performancat multimediale që u japin përmbajtje shpirtërore ambienteve të hapura të qytetit që zakonisht shfrytëzohen për nevojat e përditshme të qytetarëve, si dhe hapësira të dedikuara për ngjarje nga fusha e kulturës të cilat gjatë periudhës së verës janë shumë pak të shfrytëzuara. Ekzistenca e Festivalit Vera e Shkupit është e rëndësishme sepse gjatë 40 ditëve, në periudhën më të nxehtë të vitit, arrin të tërheqë vëmendjen e publikut i uritur për ngjarje artistike, të mban në qytet një grup të konsiderueshëm të shkupjanëve, si dhe të tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj, në hapësirat e qytetit me vlerë specifike  historike dhe estetike: nga Matka deri te manastiri Markov, nga Çarshija e vjetër e deri  në shpatet e Vodnos, si dhe në hapësirat veç më të njohura për interpretimin artistik. Në fakt, Vera e Shkupit jep kontribut të rëndësishëm në ofertën e pasur turistike të Shkupit. Edhe këtë vit, programet do të zhvillohen në 18 lokacione dhe hapësira në Shkup, si: teatrot, galeritë e artit, muzetë, Çarshija e Vjetër, Suli Ani, pjesa qendrore e qytetit. Organizatorëve u uroj edhe një tjetër festival të suksesshëm dhe i ftoj qytetarët të kënaqen në 40 mbrëmjet verore të mbushura me art - tha kryetari Trajanovski.

Hapjen e “Vera e Shkupit 2017” e shëuan edhe dy ngjarje kulturore, gjegjësisht u mbajt koncerti "NOTAT E VERËS" i orkestrës frymore të qytetit nën dirigjimin e Husein Eminoviç në rrugën Maqedonia, dhe gjithashtu në rrugën e njëjtë u vendos instalimi " THINK FREEDOM” nga Edina Seleskoviç - Bosna dhe Hercegovina.

Nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së kulturës së Republikës së Maqedonisë, këtë vit "Vera e Shkupit" do të ofrojë rreth 50 përmbajtje programore, koncerte të muzikës klasike, popullore dhe muzikës xhaz, drama, dhe shfaqje të baletit dhe operas, ekspozita dhe filma, projekte të veçanta dhe premiera.Kryeqendra e shtetit do të pulsojë në ritmin e kreativitetit të artistëve nga 16 vende të botës.

Qyteti i Shkupit i fton qytetarët e Shkupit dhe mysafirët të bëhen pjesë e një tjetër edicioni të mrekullueshëm të "Vera e Shkupit", e cila është shenjë e njohur kulturore e qytetit tonë dhe Republikës së Maqedonisë.