SË SHPEJTI FUNDJAVË GURMANE ME BIRRË “PIVOLEND 2017” 9.8.2017

 

 

Nga data 7 deri më 12 gusht në Kalanë e Shkupit për herë të dhjetë do të mbahet manifestimi tradicional - Fundjava gurmane me birrë "Pivolend 2017".

- Vizitorët edhe këtë vit do të kenë mundësinë të kënaqen me muzikë të mirë dhe birrë të ftohtë. Në Pivolend këtë vit do të ketë porgram të pasur muzikor ku do të performpojnë gruoet Van Gog, Neverne Bebe, Sars, Negativ, si dhe rap përbërja maqedonase SAF. Për adhuruesit e futbollit më 7 dhe 8 gusht, duke qenë se në të njëjtën kohë mbahet Superkupa janë përgatitur më shumë përmbajtje ku mund të kënaqen në atmosferë tifozëse. Festivali mbahet nën patronazhin e Qyteti të Shkupit, ndërkaq këtë vit për realizimin e tij nga buxheti janë ndarë 600.000 denarë. Këtë vit me mbajtjen e Pivolendit në fakt  fillon edhe argëtimi i madh veror "SUPER SHKUPI", që do të mbahet në disa lokacione në qytet. Më 18 dhe 19 gusht ahengu do të organizohet në kejin 13 nëntori, më 25 dhe 26 gusht në Çarshinë e vjetër, më 1 dhe 2 shtator në rrugën Maqedonia dhe më 8 dhe 9 shtator në lagjen Debar maalo. Dhe në të gjitha këto 4 vende, në 2 lokacione, çdo të premte dhe të shtunë në mbrëmje, banorët dhe vizitorët e Shkupit do të kënaqen me  muzikë të mirë, dhe aktualisht është duke u bidesuar me disa muzikantë ndërsa emrat e tyre dhe datat e performancës do t’i kumtojmë kur të kemi konfirmim për këtë. Dua të përmend se Shkupi për herë të parë do të ketë aheng të këtillë te madh "SUPER SHKUPI", dhe dua të njoftoj se dëshiroj që ta bëjmë tradicional për të gjithë qytetarët të cilët do të qëndrojnë në verë në Shkup dhe të kënaqen në ahengun veror – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në konferencën e sotme për media.

Sandra Temova nga Shoqata për hotelieri, tregti dhe shërbime Temov FSHT -Shkup, u falënderua për mbështetjen e Qytetit të Shkupit në këtë festival dhe theksoi se fundjava e parë me birrë - Pivolend është mbajtur në vitin 2008, dhe në vitin 2009 u shpall manifesrtimi më i vizituar. Ajo, gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të Shkupit, si dhe të gjithë adhuruesve të birrës që të vijnë në festival dhe të kënaqen me shijen e  mbi 100 birrave shumë të shijshme.

Për shkak se bëhet fjalë për ditëlindjen jubilare të Pivolendit janë duke u përgatitur shumë befasira.

Ejani, shikoni, pini! 10 vjet Pivolend!