ЕKIPET E QYTETIT TË SHKUPIT PO I PASTROJNË NË TERREN PASOJAT NA MOTI I KEQ DJE 4.8.2017

 
     
 

 

 

 

Ekipet e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të Qytetit të Shkupit në mënyrë aktive po punojnë në terren për të pastruar dëmet e shkaktuara nga moti i keq dje /14.06.2017, e mërkurë / që e goditi Shkupin dhe rajonin

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski sot e vizitoi fidanishten e NP "Parqet dhe gjelbërimi", ku breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ekipet e NP "Parqet dhe gjelbërimi" dje dhe sot janë duke punuar në pastrimin e pasojave nga moti i keq, ku në shumë vende janë evidentuar dëme në drunjë dhe gjelbërim. Ekipet po punojnë me mekanizëm përkatës për pastrimin e drurëve të rënë dhe degë të thyera, ndërsa është vërejtur edhe dëmtimi i sipërfaqeve me lule në gjelbërimin e qytetit.

Ekipet e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" dhe "Higjena komunale" me ekipe dhe makineri po punojnë në pastrimin e ulluqeve dhe pusetave në tërë territorin e Shkupit, por më së shumti në Radishan, Butel, Çair, Autokomandë dhe Çento.

Ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica" në terren janë angazhuar në bulevardin  Aleksandri i Maqedonisë, ku me makineri pastruan shtresa të dheut dhe rërës.

Pas shirave të rrëmbyeshëm dhe breshërit në shumë lokacione në Shkup, pati përmbytje si në nënkalimin në bulevardin Kiro Gligorov, dhe tek qarkorja te hoteli  Kontinental.

Në këto lokacione një periudhë të shkurtër u krijua vështirësi në qarkullimin rrugor, dhe pas ndërhyrjes së NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” dhe ekipet e Brigadës zjarrfikëse të Shkupit, gjendja për një periudhë shumë të shkurtër të normalizua dhe trafiku zhvillohej pa ngecje dhe pa probleme.