12 VITE BASKERFEST NË QYTET! 3.8.2017

 

 

Edicionin e sivjetmë të festivalit rrugor artistik Baskerfest 2017 i cili ka përgatitur basker program të shkëlqyeshëm i plotësuar me muzikë, në konferencën e sotme për media e paralajmëruan Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe Sandra Temova nga organizuesi i kësaj ngjarje kompania "Temov".

- Baskerfesti 2017 zyrtarisht do të fillojë nesër /16 qershor, e premte / në orët e mbrëmjes dhe do të zgjasë deri më 25 qershor. Këtë vit festivali do të mbahet në sheshin "Maqedonia" .Baskerfesti e prêt publikun jo vetëm me artistët rrugor dhe muzikë në të gjallë, por edhe me shumë oferta të ndryshme për argëtim të paharrueshëm: shfaqje, performance pantomime, valltarë rrugor, aktivitete krijuese, ekspozita artistike, bazare artizanale, punëtori të ndryshme. Maqedonia me organizimin e Baskerfestit në vitin 2006 u bë vendi i parë në Ballkan me këtë lloj të festivalit. Ky është festival me koncept unik dhe të ri, ofertë ndryshe për publikun e vet. Dua të falënderoj kompaninë "Temov" për organizimin e këtij festivali dhe  që u ofron argëtim të paharruar qytetarëve tanë, dhe gjithashtu i ftoj  shkupjanët ta vizitojnë këtë festival dhe t’i ndjekin performancat e artistëve rrugor, shfaqjet muzikore dhe përmbajtjet tjera të kësaj ngjarje të mrekullueshme, tha kryetari Trajanovski.

Sandra Temova njoftoi se për të pranishmit gjatë 11 ditëve të ardhshme do të vendosen tri skena, ku  do të zhvillohet programi i festivalit çdo ditë nga ora 19:00- 23:00, si dhe do të ketë kënd për fëmijë ku ata mund të kyçen në aktivitete të ndryshme argëtuese nga ora 18:30- 20:00, ndërkaq programi muzikor sërish do të jetë çdo ditë nga ora 22: 00- 01:00. Këtë vit festivali do të fillojë me paradë nga sheshi Maqedonia deri në fund të rrugës Maqedonia.

Për këtë Baskerfest janë paraqitur shumë artistë interesant nga e gjithë bota, ndër to Barbarossa, Peperonius, Vinil Brns, Janika Beliza, Hoze Enrikes, si dhe z. dhe znj Babll dhe duito Mjeshtri dhe Margarita, të cilët ishin të pranishëm në konferencën e sotme për shtyp.

Edhe këtë vit Qyteti i Shkupit do ta mbështesë organizimin e këtij festivali i cili do të mbahet në periudhën prej 16 deri më 25 qershor me 1.200.000 denarë.

Baskerfest 2017- Vibracione pozitive në qytet!