KRYETARI TRAJANOVSKI U TAKUA ME NXËNËSIT NGA QYTETI I BINJAKËZAUR TEMPI 3.8.2017

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /09.06.2017, e premte/ u takua me nxënësit nga Qyteti Tempi (Arizona), Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët tradicionalisht çdo vit vijnë në Shkup në kuadër të shkëmbimit shkollor ndërkombëtar tek moshatarët e tyre në Shkup.

- Mirë se erdhët në Shkup, sinqerisht është kënaqësi për ne që ju jeni këtu dhe ne do të jemi nikoqirët tuaj. Tempi është një nga qytetet që Shkupi është i binjakëzuar dhe ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat. Gjatë dekadave të fundit shumë figura të shquara nga Shkupi kanë studiuar dhe qëndruar në qytetin tuaj dhe janë kthyer me përshtypje pozitive, shpresoj se edhe ju do të ktheheni në vendin tuaj me përshtypje të mira - tha kryetari Trajanovski.

Edhe këtë vit tre nxënës nga Tempi do të qëndrojnë disa javë në Shkup dhe Maqedoni, dhe gjatë vitit  tre  nxënës nga Shkupi do të qëndrojnë në Tempi.

Shkupi dhe Tempi kanë bashkëpunim të shkëlqyer që daton nga viti 1971 dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi deri më tani më shumë se 160 nxënës nga Shkupi kanë qëndruar në Tempi dhe anasjelltas. Përveç nxënësve, në këto shkëmbime kanë marrë pjesë edhe studentë, artistë, sportistë, përfaqësues të administratës, kryetarë ...

Shkupi(Republika e Maqedonisë) dhe Tempi(Arizona, USA) u binjakëzuan në vitin 1971, kur për herë të parë një qytet amerikan u binjakëzua me një qytet në Evropën Lindore. Para disa viteve me iniciativën e z. Riçard Njuhajzll, i cili njëherit është gjithashtu qytetar nderi i Shkupit, u mbajt Konferenca ballkanike e qyteteve të binjkëzuara.