U SHPËRBLYEN MË TË MIRËT NË KONKURSIN E QYTETIT PËR KONTRIBUT MË TË MADH NË MBROJTJEN E AMBIENTIT 25.8.2017

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /28.06.2017, e mërkurë/ ua ndau shpërblimet më të mirëve në konkursin tradicional të Qytetit për zgjedhjen e kompanisë më ekologjike, për kontributin më të madh në fushën e mbrojtjes të mjedisit jetësor, për oborr më bukur të rregulluar të shtëpisë, ndërtesës dhe institucionit, dhe për hartim dhe vizatim a më të bukur në temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Shkup.

 

 

 

- Qyteti i Shkupit në kuadër të shënimit tradicional të manifestimit "Ditët e pranverës - Ditët e ekologjisë," shpalli thirrje publike për zgjedhjen e kompanisë më ekologjike, për kontribut më të madh në mbrojtjen e ambientit jetësor, për oborr më të rregulluar të shtëpisë, ndërtesës dhe institucionit/objekt afarist, dhe për hartim dhe vizatim më të bukur në temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Qyteti i Shkupit e realizon këtë konkurs me qëllim që të nxit kujdes më të madh për mjedisin jetësor, si dhe për të motivuar nxënësit që të kujdesen më shumë për mjedisin në të cilin jetojnë. Ky projekt ka rezultate të shkëlqyera në aspektin e ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe tashmë tradicionalisht mbahet çdo vit, - tha kryetari Trajanovski.

 

 

Konkursi publik u publikua më datën 21.03.2017, dhe zgjati deri më 16.05.2017.  Fletëparaqitjet e arritura u shqyrtuan nga Komisioni i formuar nga përfaqësuesit e sektoreve të Qytetit të Shkupit.

 

Në konkursin tradicional të Qytetit të Shkupit këtë vit u shpërblyen:

I. Kategoria: Kompania më ekologjike Instituti i ndërtimtarisë SHA Maqedonia Shkup 

Shpërblimi iu nda kësaj firme e cila ka treguar zbatim të suksesshëm të standardit ISO 14001 dhe ka kontribuar në mbrojtjen e ambientit jetësor;

 

II. Kategoria: kontribut më të madh në mbrojtjen e  ambientit jetësor dhe natyrës – Еlkolekt SHAA

Është shpërblyer kompania e cila meret me menaxhimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike, baterive të përdorura dhe akumulatorëve. Shpërblimi si dhuratë do të shkojë në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle.

 

 

III. Kategoria:1Oborr më i rregulluar i shtëpisë-Vesna Ignjatoviç 

 

2. Oborr më i rregulluar i institucionit- SHF „25 МАЈ“ Shkup;

 

IV. Каtegoria: Hartimi më i bukur në temën e ekologjisë  

 

1. Për arsimin fillor Leuzana Asani , VI -1 në SHF „25 Мај“

 

2. Për arsimin e mesëm Simona Simonovska  - SHMQSH Rade Jovçevski Korçagin“ – Shkup 

 

V.Kategoria: Vizatimi më i bukur në temën e ekologjisë

- Eva Karamanovska, VII B SHFRajko Zhinzifov” Shkup